Nainggolan: Nuk luaj për para

06 Shtator 2019

Radja Nainggolan ka thënë se kalimi i tij te Cagliari në këtë afat kalimtar veror nuk ka të bëjë asgjë me para.

Mesfushori belg u largua nga Roma në verën e kaluar për te Interi duke shpresuar që të fitonte trofe, mirëpo nuk doli të jetë ashtu për të.

Nainggolan u largua në këtë verë nga Nerazzurët për të kaluar te rivali i tyre në ligë, mirëpo ka thënë se ai nuk e bëri për para , por për gruan e tij që po vuan nga kanceri.

“Kam pranuar oferta nga Kina dhe kisha nevojë të bisedoja me dikë”, ka thënë 31-vjeçari. “Daniele Conti më ka ndihmuar dhe jam shumë i lumtur për vendimin e marrë”.

“Nuk luaj për para. Ndjenja më e mirë që kam këto ditë është ajo që nuk jam largua kurrë nga skuadra”.

Lexo po ashtu: Nainggolan nënshkroi për Cagliarin pasi gruaja e tij po e vazhdon luftën kundër kancerit – rrëfimi i saj është i dhimbshëm, por edhe forca për të ecë para është e madhe

“Më duket se sikur e kam kaluar gjithë karrierën time këtu. Këtu jam me familjen time dhe me njerëzit që më duan”, ka shtuar më tej belgu.

Gruaja e Nainggolanit është diagnostikuar me kancer, andaj Naniggolan dëshiron t’i qëndrojë asaj afër. /Telegrafi/

www.telegrafi.com