Napoli arrin marrëveshje personale me Cengiz, tani i ofron Romës para dhe njërin nga tre yjet e skuadrës për turkun

03 Korrik 2020

Cengiz Under pritet të jetë transferimi i parë i Napolit për edicionin e ri.

Skuadra italiane ka arritur marrëveshje personale tanimë me lojtarin turk, ndërsa mungon ende finalizimi me Romën.

Napoli dhe Cengiz janë pajtuar për një kontratë pesë vjeçare, ku lojtari do të fitojë një pagë prej 3,5 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër Roma e vlerëson 30 milionë euro yllin e tyre, shumë që Napoli nuk është gati ta ofrojë.

Cengiz Under. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Napoli i ka ofruar Romës tre futbollistë në tavolinë që të zgjedhë njërin nga ta.

Elseid Hysaj, Faouzi Ghoulam dhe Matteo Politano janë lojtarët që janë ofruar ndërsa Roma mund ta marrë njërin nga ta dhe një pjesë të parave.

Napoli është gati të shpenzojë 15 milionë euro dhe të ofrojë një futbollist të tyre për Underin.

22-vjeçari pas dy sezoneve të mirë te Roma, këtë edicion ka ngecur për shkak edhe të lëndimeve.

Ai ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje në Serie A ku ka shënuar tre gola. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com