Napoli Hysaj, ndryshon papritur e ardhmja e shkodranit!

24 Mars 2019

Fill pas transferimit të Sarrit në Londër e ardhmja e Hysaj shihej gjithnjë e më larg Napolit. Në asnjë moment palët nuk u afruan për të diskutuar rinovimin e kontratës por çuditërisht Hysaj heshti, nuk u ankua kurrë por respektojë vendimin e klubit, fundja ishte i qartë që ofertat për të nuk mungonin.

Napoli Hysaj

Pikërisht në momentin kur largimi i tij dukej i sigurt, “Corriere dello Sport” shkruan se e ardhmja e Hysajt do të vijojë të jetë te Napoli. Sipas të përditshmes italiane, të dy palët pritet të ulën në tavolinë këto ditë për të diskutuar kushtet e reja të kontratës, ku pritet që Napoli ti ofrojë një rinovim edhe për dy vite të tjera.

Hysaj 1

Ky vendim i klubit ka ardhur pas bekimit të marrë nga C.Ancelotti me italianin i cili beson tek aftësitë e anësorit të Kombëtares. Pavarësisht se gjatë këtij sezoni, Hysaj e ka kaluar pjesën më të madhe në stol, Ancelotti pritet ti jap një rol të rëndësishëm në mbrojtje duke e konsideruar një pikë të rëndësishme në projektin e tij për të ardhmen.
(BalkanWeb)

Hysaj “harron” Panuçin: Kundër Andorrës vlen vetëm fitorja
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan