Napoli ka siguruar një lojtar, e zbulon Overmars

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 17:55
Pritet të jetë në Napoli në verë

Mes Napoli-t dhe Amin Younes tratativat shkuan radhë pas radhe, por për të qartësuar situatën ka menduar Marc Overmars, drejtori sportiv i Ajax-it, i cili shprehet për “De Telegraaf” se italianët e kanë siguruar firmën në kontratë nga lojtari i kombëtares së Gjermanisë.

“Sipas informacioneve që më vijnë sipas postit që kam, Younes ka firmosur me Napoli-n”- tha fillimisht drejtuesi i Ajax-it. “Por, mundësitë janë që ai të qëndrojë me ne edhe sezonin e ardhshëm”.

Lojtari ishte shumë pranë kalimit te Napoli gjatë merkatos së janarit, por më pas ai bëri prapaktheu te Ajax-i për disa probleme personale. Tashmë pritet merkato e verës që Sarri të ketë shërbimet e tij. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike