Napoli po e kompleton transferimin e James Rodriguez

09 Korrik 2019

Napoli është duke e bërë lëvizjen përfundimtare për transferimin e James Rodriguez nga Real Madridi.

Drejtori sportiv i skuadrĂ«s italiane, Cristiano Giuntoli dhe agjenti i kolumbianit, Jorge Mendez, tashmĂ« ndodhen nĂ« SpanjĂ« pĂ«r t’u takuar me Florentino Perezin.

Sipas Sky Sport Italia, James Rodriguez është duke u kërkuar edhe nga Atletico Madridi, mirëpo lojtari ka vendosur të ribashkohet me Carlo Ancelottin.

James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Napolitanët po shpresojnë që ta kompletojnë transferimin e 27-vjeçarit në këtë javë, derisa skuadra ka filluar stërvitjet në Dimaro.

Lexo po ashtu: Babai i James Rodriguez: Napoli është skuadra e duhur për djalin tim

Los Blancos po i kërkojnë 42 milionë euro nga shitja e kolumbianit, pasi nuk është në planet e Zinedine Zidanes, e që thuhet se marrëveshja është në prag të finalizimit.

Në mes tjerash, mediumi italian raporton se në marrëveshje mund të jetë edhe opsioni i huazimit të James Rodriguez me të drejt blerje të kartonit në fund të sezonit 2019/20. /Telegrafi/

www.telegrafi.com