Napoli shkatërroi Atalantën, Hysaj shkëlqen në të majtë. Gjimshiti ndër më të mirët, ja si vlerësohen

18 Tetor 2020

Napoli shkatërroi Atalantën ditën e djeshme, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 4-1. Të gjithë golat për ekipin e Gatuzos u shënuan në pjesën e parë, ku ishin dominues gjatë gjithë kohës.

Një ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Hysaj për të kaltrit, teksa ishte ndër më të mirët në fushën e lojës, teksa luajti në krahun e majtë të mbrojtjes. Sipas mediave italiane mbrojtësi shqiptar vlerësohet me notën 6.5. “Kërkon të avancojë përpara, por bllokohet nga De Run. Megjithatë ai bën një ndeshje të shkëlqyer, tregohet shumë inteligjent dhe nuk vuan aspak nga Iliçiç.”, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Notë pozitive edhe për mbrojtësin tjetër, Berat Gjimshiti që u aktivizua vetëm në pjesën e dytë dhe doli nga ndeshja si humbës.

Gjimshiti është vlerësuar me notën 6 dhe së bashku me Gomez dhe Lamers, ishin lojtarët më të mirë të Atalantës ditën e djeshme. “Aktivizohet në pjesën e dytë dhe bllokon në mënyrë të përkryer Osimhen. Pikërisht kjo nuk ndodhi në pjesën e parë, kur nuk ishte shqiptari”, shkruan “Tuttomercatoweb”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com