Napoli thyen Sampin, Udinese poker ndaj Verona-s

Napoli ka fituar me përmbysje 3-2 kundër Sampdoria në një ndeshje të “çmendur” në “San Paolo” duke kaluar presionin tek Juventus, që sonte në mbrëmje përballet me Roma-n në Torino.

Miqtë e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me anë të Ramirez pas 2’ minutash lojë.

Gjithsesi festa nuk zgjati shumë pasi Napoli barazoi ndeshjen në të 16’ me anë të mesfushorit Allan.

Loja u bë interesante me Sampdorian me kërkuese, por me të kaltërit më të rrezikshëm në daljet në sulm.

Quagliarella kaloi sërish miqtë në epërsi kur u mbushën 27’ minuta lojë, duke kthyer në gol një 11-m.

Penalltia u shkaktua nga mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj pas një ndërhyrjeje të gabuar që bëri ndaj Gaston Ramirez-it brenda zonës

Në aksionin e radhës të rrezikshëm Insigne barazoi sërish rezultatin pas asisit të belgut Mertens (33’) ndërsa 6’ minuta më vonë të kaltërit kalun për herë të parë në avnatazh me anë të Hamsik.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol, edhe pse pritej që skuadrat të futeshin në fushë me të njëjtën uri, sidomos Sampdoria.

Pavarësisht aksioneve të rrezikshme dhe dëshirës së miqve, takimi përfundoi me fitoren e Napolit, të siguruar që në 45’ minutat e para.

Në ndeshjet e tjera të së dielës, Udinese shkatërroi 4-0 Verona, Spal barazoi 2-2 me Torinon ndërsa Genoa mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Benevento.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan