Naser, çfarë po bën more djalë?

Naser Aliji është në një pikë kyçe të karrierës së tij. Mbrojtësi shqiptar nuk është sistemuar me ndonjë ekip të ri që pas largimit nga ekipi gjerman i Kaiserslautern-it. Në fakt, ishte një “pabesi”, pasi gjermanët i komunikuan largimin me datë 31 gusht duke e djegur për 6 muaj.

24-vjeçari nuk arriti të gjente ekip dhe qëndroi pushim gjysmën e parë të sezonit. Nuk kishte faj, deri diku, por sjellja e tij gjatë këtyre muajve është e pafalshme. Jemi me 23 janar dhe ende nuk ka gjetur një ekip. Nëse janari mbyllet pa një skuadër të re për mbrojtësin nga Kumanova atëherë karriera e tij është thuajse e shkatërruar. 1 vit pa luajtur futboll, zgjohu djalë!

Mbrojtësi ka veshur më parë fanellën e Basel-it, Vaduz-it dhe së fundmi të Kaiserslautern-it. Aliji është pjesë e Kombëtares shqiptare, pasi trajneri Christian Pannuci e grumbulloi edhe pa ekip, por nëse 24-vjeçari nuk gjen ekip, nuk ka njeri që mund t’i bëjë derman. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan