Natë e tmerrshme për Karius, tani është një ‘meme’ e gjallë (FOTO)

Ishte një natë e mbushur me makthe dhe lot për Loris Karius, portierin e Liverpool-it që praktikisht i dhuroi dy gola Real Madrid-it në finalen e Champions League. Njëri më qesharak se tjetri në fakt. Në fillim ai i jep Benzema-së kënaqësinë e një goli në finale, pasi në përpjekje për të rivënë topin në lojë me duar e përplas në këmbët e francezit që e shtyn në rrjetë. Më pas nga një gjuajtje e Gareth Bale nga jashtë zone kërkon ta presë topin por i rrëshket nga duart dhe fitorja e madrilenëve është vulosur.

E nëse ka ndonjë dyshim për golin e parë që mund të konsiderohet si faull nga ana e Benzema, siç konfirmoi edhe pas ndeshjes ish-arbitri anglez Graham Poll, aksioni ishte mëse i rregullt. Karius e rinisi lojën duke e hedhur topin me duar. Nëse do ta kishte gjuajtur me këmbë atëherë qendrimi i Benzema aq pranë dhe pengimi i topit do të ishte gjykuar si ndërhyrje e parregullt.

I blerë nga Mainz në vitin 2016 për diçka më shumë se 6 milionë Euro, gjermani arriti t’I zërë vendin e titullarit Simon Mignolet-it duke u shndërruar në të preferuarin e bashkëkombasit të tij Jurgen Klopp. Por që prej orës 22:00 të datës 27 maj 2018 ai do të mbahet mbet në historinë e Champions League si portiere që realizoi dy gafa të pabesueshme.

“Gabimet ishin të dukshme nuk kemi pse flasim për to”, tha Klopp pas ndeshjes. “Më vjen keq për të, askush nuk e dëshiron një gjë të tillë”. Por tashmë dëmi i është bërë dhe fotot satirike me protagonist portierin e Liverpool qarkullojnë prej orësh në internet./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan