NBA, Belinelli e Philadelphia fluturojnë, Atlanta e mbyll me një humbje

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
11 Prill 2018 09:42
Rezultatet e takimeve

Në natën e parafundit të sezonit të rregullt të NBA, fitojnë të gjitha skuadrat në kërkim të një vendi më të mirë në play-off. Utah shkatërron Golden State 119-79, Washington kalon në shtëpi Boston 113-101 dhe Philadelphia imponohet ndaj Atlanta 121-113 falë 20 pikëve të Belinelli.

20 pikë të tjera për Marco Belinelli dhe tjetër gëzim për Philadelphia që mbron vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit dhe që ndaj Atlanta arrin fitoren e 15 radhazi, falë suksesit 121-113. Në “Philips Arena”, Sixers nuk paraqitën mirë vetëm në periodën e parë të cilën e humbasin përballë Hawks, por më pas gjithçka flet për Philadelphia, e cila triumfon në të treja periodat e tjera. Hawks  nuk i mjaftojnë 27 pikët e Taurean Prince për të shmangur humbjen. Jo vetëm Belinelli, por edhe Philly shkëlqen falë edhe 28 pikëve të 28 dhe26 të Ilyasova.

Përfundon me një paraqitje shumë të keqe sezoni i rregullt i NBA për kampionët në fuqi të Golden State që mposhten nga Utah Jazz me rezultatin e thelle 119-79. Ka shumë ndrysim në motivim me padronët e shtëpisë të Utah që me këtë fitore kanë mundësi të luajnë vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Warriors, gjithmonë e më të vakët pa Curry, dhe praktikisht të sigurtë për vendin e dytë, e përfundojnë ndeshjen me -40 pikë, e cila që në fillim u duk se nuk do të kishte histori. Klay Thompson me 23 pikë është shënuesi më i mirë i takimit, por pothuajse ashtu si të gjithë të Warrios e mbyllin me statistika shumë të këqija takimin.

Mike D’Antoni nuk kursehet dhe Houston kalon Lakers në “Staples Center”të Los Angeles, me shifrat 105-99. Rockets udhëheqin gjatë gjithë garës me pikë me të zakonshmit Chris Paul me 22 dhe James Harden me 21 pikë dhe 10 assist, që bëjnë diferencën. Në radhët e kundërshtarëve spikati Andre Ingram me 33 pikët e realizuara, por që gjithsesi nuk i vlejti ekipit për të siguruar fitoren. Në sfidat e tjera u regjistruan këto rezultate: Indiana Pacers- Charlotte Hornets 93-119, Washington Wizards- Boston Celtics 113-101, Dallas Mavericks- Phoenix Suns 97-124. /EDS/

 

 

Cavaliers lëvizin në merkato, marrin një 'veteran' te Lakers

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 09:53
Bëhet fjalë për një rikthim

Cleveland Cavaliers kanë humbur liderin e ekipit këtë verë. LeBron James doli lojtar i lirë dhe nuk pranoi të rinovonte kontratën, edhe pse oferta e bërë ishte shumë e mirë në aspektin financiar. "Mbreti" kërkonte diçka më shumë se paratë dhe zgjodhi të transferohej te Los Angeles Lakers, ku do tentoje të fitojë titullin kampion. ishte lodhur duke humbur finale dhe mbetet për t'u parë se si Cavaliers do të paraqiten sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi drejtuesit e këtij klubi po punojnë të përforcohen dhe së fundmi ka pasur një rikthimin në gjirin e tyre. Channing Frye ka ndjekur rrugën e kundërt të LeBron James dhe nga Lakers ka kaluar te Cleveland. Për të është një rikthim në ekipin ku u shpall kampion në vitin 2016. Basketbollisti veteran, tashmë 35 vjeç, e njoftoi rikthimin e tij me një postim të bërë  në profilin e tij në “Instagram”. Një foto me fanellën e Cavaliers dhe diçitura: “Epo mirë, kjo mendoj se është përshëndetje sërish”.

Frye kishte pak kohë që ishte larguar. Në muajin shkurt të vitit 2018 la Cavaliers dhe iu bashkua LA Lakers, ndërkohë që tani është rikthyer dhe ka nënshkruar për një vit. Ai do të përfitojë 2.4 milionë dollarë, sikurse raporton ESPN. New York Knicks ka qenë ekipi i parë i Frye, i cili është aktivizuar për dy sezone me këtë ekip, për të kaluar më pas te Portland Trail Blazers. Më së shumti ai ka luajtur me Phoenix Suns, pasi ka qëndruar për katër sezone në këtë ekip në periudhën 2009-2014. Orlando Magic ishte klubi i fundit ku luajti para se t’i bashkohej Cavaliers basketbollisti 35-vjeçar. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Arrihet akordi, Chicago Bulls i bën gati kontratën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Korrik 2018 14:54
Oferta më bindëse

Jabari Parker duket se do të ndahet nga Milwaukee Bucks pas katër sezonesh, pasi palët nuk kanë arritur akordin për të rinovuar. Për sulmuesin 23-vjeçar ka disa ofertë, por deri më tani njëra është më bindësja. Chicago Bulls është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Parker, sikurse raporton Adrian Wojnarowski i ESPN. Për Parkeer sezoni i shkuar nuk ka qenë më i miri dhe kjo jo për faj të tij.

Basketbollisti ka kaluar një dëmtim në gju që e penalizoi atë që të luante. Sezonin më të mirë e ka regjistruar në 2016-2017, teksa kishte një mesatare prej 20 pikësh për ndeshje dhe 6 rikuperime topash. Vjet luajti vetëm 31 ndeshje dhe mesatarisht shënoi 12.6 pikë për ndeshje, ndërsa rikuperimet e topave mesatarisht i shkonin në pesë. Tanimë mund t’i bashkëngjitet “Bulls”-ave dhe të rigjejë shkëlqimin. Kohën e ka në favor, pasi është vetëm 23 vjeç. Akordi është pranë dhe pritet vetëm zyrtarizimi. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Nuk mjaftojnë 110 milionë dollarë, Butler refuzon!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Korrik 2018 09:52
Flet pronari i klubit

Minnesota Timberwolves ka dështuar të zgjatë kontratën me Jimmy Butler. Oferta e bërë ka qenë mjaft e mirë, por përfaqësuesit e lojtarit kanë menduar të presin dhe të marrin vendimin më të mirë për klientin e tyre. Vetë pronari i Timberwolves, Glen Taylor, ka bërë me dije refuzimin që i është bërë propozimit të tyre për rinovimin e kontratës. Plot 110 milionë dollarë u ofruan për Butler, i cili duhet të nënshkruante për katër vite.

"I ofruam rinovimin Butler, por ata na u përgjigjen se e vlerësojnë shumë ofertën, por nuk e pranuan atë”, ka deklaruar Taylor për “ESPN”, ndërkohë që thekson se bënë çfarë mundën për ta bindur Butler të nënshkruante kontratën e re. Basketbollisti, i cili mbush 29 vjeç në shtator, ka edhe një vit kontratë, ndaj edhe nuk po nxitohet të rinovojë. Timberwolves i është bërë e qartë se do të pritet deri verën e ardhshme për të vlerësuar ofertat, pasi mendohet se me një tjetër sezon të mirë, për Butler mund të ketë opsione më të leverdishme.

Numri 4 i Timberwolves u mor një vit më parë nga Chigaco Bulls, ku luante prej gjashtë vitesh. Ai ishte një nga më të mirët e skuadrës së tij dhe jo më kot është përfshirë në katër vitet e fundit në “AL Star”. Mbrojtësi i gjatë 203 centimetra ka qenë edhe pjesë kombëtares amerikane të basketbollit në Olimpiadën e vitit 2016 në Rio De Janiero. Statistikat e Butler me Timberwolves janë mjaft të mira, teksa ka regjistruar mesatarisht 22.2 pikë për ndeshje, 4.9 asiste dhe 5.3 rikuperime topash. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Prishtina e pafat, rival holandez në Basketball Champions League

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
11 Korrik 2018 15:39
Hidhet shorti

Prishtina njoftoi para pak kohësh se do të marrë pjesë në “Basketball Champions League”, ku garojnë klube mjaft të forta evropiane. Ditën e sotme është hedhur edhe shorti në Zvicër dhe për bardhekaltrit shorti nuk ka qenë aspak bujar, pasi i ka rezervuar një ekip mjaft të vështirë për t’u përballur. Donar Groningen është kundërshtari i Prishtinë në raundin e parë kualifikues dhe do të luhen dy takime për t’u përcaktuar ekipi që kalon në fazën tjetër. Sfida e parë zhvillohet më 20 shtator në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa pas dy ditëve prishtinasit duhet të kthejnë vizitën në Holandë. Nëse Prishtina bën tutje, atëherë përballet me fituesin e çiftit Fribourg–Avtodor. Në raundin e tretë triumfuesin e presin turqit e Sakarya.

RIVALI I PRISHTINËS – Donar Groningen është dukshëm favorit. Në Holandë ata bëjnë ligjin, teksa kanë fituar tre herë radhazi titullin kampion së fundmi, ndërkohë që në total numërojnë 7 tituj. Gjithashtu ata kanë fituar edhe gjashtë herë Kupën në vendin e tyre dhe në vitet e fundit dominojnë në Holandë. Donar Groningen vjet ka arritur të shkojë deri në fazën gjysmëfinale të FIBA Europe Cup, çka tregon edhe forcën e tyre.

KOMPETICIONI - “Basketball Champions League” është një kompeticion ku marrin pjesë 56 klube, teksa këto vijnë nga 28 shtete të ndryshme. Prishtina fitoi të drejtën për të marrë pjesë dhe për të shkuar në fazën e grupeve duhen kaluar tre ture dhe është një mision shumë i vështirë.  30 prej ekipeve nisin garimin që në turin paraelimintor, ndërsa 26 skuadra janë të kualifikuara në grupe menjëherë. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.