NBA/ Cavs i prish festën Celtics, Raptors kryeson në Lindje

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Shkurt 2018 10:30
Harden-Paul i dhuroi Houston derbin teksan

Boston Celtics kishte zgjedhur takimin kundër Cleveland Cavalies për të organizuar një festë për nder të një prej basketbollistëve më të rëndësishëm në historinë e klubit, Paul Pierce. Por të udhëhequr nga LeBron James (24 pikë, 10 asiste dhe po aq ribaunde) Cavs u bënë protagonistë në “Td Garden”. Miqtë morën takimin në kontroll që në pjesën e parë dhe për Celtics ishte e pamundur që të kthenin rrjedhën e lojës. Për vendasit u dallua Terry Rozier me 21 pikë dhe Kyrie Irving 18 pikë.

Celtics organizoi festën por skuadra që festoi ishte Toronto Raptors. Kanadezët morën fitoren e pestë radhazi e cila i çon në krye të Konferencës së Lindjes. Në “Spectrum Center” të Charlotte, Raptors e nisën vrullshëm dhe menjëherë shkuan në 10-0. Rezistenca e Hornets zgjati pak dhe kur kishte mbaruar perioda e parë, kanadezët e kishin takimin në dorë. Toronto e arriti suksesin falë 25 pikëve të DeMar DeRozan, 21 pikëve të Valanciunas dhe të 24 të Cj Miles, kurse Charlotte nuk i mjaftuan 17 pikët dhe 13 ribaundet e Howard dhe të 23 pikët e Kemba Walker.

Dyshja James Harden-Chris Paul i dhuroi Houston derbin teksan në ndeshjen kundër Dallas Mavericks 97-104. Dallas nuk mundit ë bënte asgjë ndaj “Mjekrës” 27 pikë dhe ish lojtarit të Los Angeles Clippers (25 pikë, 8 ribaunde dhe 9 asiste). Përveç minutave të para, Rockets gjithnjë kryesuan. Për Mavericks, u dallua Yogi Ferrell, me 20 pikë të realizuara.

Rezultatet

CLEVELAND CAVALIERS - BOSTON CELTICS 121-99

TORONTO RAPTORS - CHARLOTTE HORNETS 123-103

DALLAS MAVERICKS - HOUSTON ROCKETS 97-104

SACRAMENTO KINGS - MINNESOTA TIMBERWOLVES 106-111

UTAH JAZZ - PORTLAND TRAIL BLAZERS 115-96

MEMPHIS GRIZZLIES - OKLAHOMA CITY THUNDER 92-110

NEW YORK KNICKS - INDIANA PACERS 113-121

DETROIT PISTONS - ATLANTA HAWKS 115-118

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike