NBA finale/ Kevin Durant i jep Warriors fitoren e parë ndaj Rockets

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Maj 2018 11:27
Harden realizoi 41 pikë, por nuk shpëtoi dot Houston

Kevin Durant bëri në tjetër paraqitje shumë të mirë për Golden State Warriors duke shënuar 37 pikë në fitoren kundër Houston Rockets 119-106 në ndeshjen 1 të finaleve të Konferencës së Perëndimit.

Gjithsesi, nëse do të ishte për të, ai do të mund të shënonte dhe më shumë. Por trajneri i Warriors, Steven Kerr vendosi që ta nxirrte atë jashtë në periodën e tretë. Kjo bëri që Durant ta përjetonte keq këtë vendim dhe me zë të lartë i kërkoi llogari trajnerit se përse e uli në stol.

Ylli i Golden State, icili luajti për 40 minuta u pyet nga gazetarët nëse dëshironte që të ishte në parket për 48 minuta dhe ai u përgjigj: “Me sa duket po”.

Trajneri Kerr e pranoi se ai duhej që ta linte atë të luante dhe përgëzoi një tjetër performancë të mirë të basketbollistit, që mbylli ndeshjen e katërt me mbi 30 pikë në fazën e playoff-eve.

“Kjo është arsyeja se përse të gjithë e duan atë. Për rivalët është e vështirë që ta markojnë, Mund të bëjë çdo lloj gjuajtje që do.”

Që prej vitit 2014, kjo është hera e parë që Warriors e nisën me një sfidë në transfertë një seri në play off. Nisja ishte e keqe, megjithatë në përfundim të pjesës së parë ata barazuan rezultatin me rivalët e Houston dhe në nisje të periodës së katërt krijuan avantazh.

Për Rockets u dallua James Harden, i cili realizoi 41 pikë. Por prapë, ai nuk mundi që të shmangte humbjen e dytë në shtëpi për skuadrën e tij në fazën e playoff-eve.

“Nuk është e lehtë që futesh në parket dhe t’i mposhtësh ata. Kishte shumë raste që ne kishim probleme. Nuk u shfaqëm mirë taktikisht, humbëm topin dhe gabuam në dypikëshet. Duhet të bëjmë një punë më të mirë që të jemi mirë mendërisht”, deklaroi trajneri i Houston Mike D'Antoni ./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike