NBA/ Golden State është super, bie Magic dhe Nets

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Shkurt 2018 11:44
Spektakël dhe emocione për fansat në parket

San Antonio Spurs tentoi që të ndalte Golden State Warriors, por nuk ia doli dot duke u mposhtur 122-105. Deri në fund të lojës provuan Anderson dhe Aldridge por nga 20 pikë për secilin nuk mjaftuan në arritjen e qëllimit. Warrirors të udhëhequr nga Thompson që realizoi 25 pikë dhe Green 17 pikë dhe 11 ribaunde ishin më të fortë. Kjo fitore ka shumë rëndësi për ta, pasi konsolidojnë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Los Angeles Clippers nuk arritën që të merrnin fitoren e katërt radhazi kundër Philadelphia 76ers, duke u mundur 112-98.  I zakonshmi Joel Embiid i udhëhoqi Sixers drejt suksesit me 29 pikë dhe 16 ribaunde, Një ndeshje e ekuilibruar ajo midis Brooklyn Nets kundër New Orleans Pelicans e fituar nga të dytët me rezultatin 128-138.

Për Pelicans, Rajon Rondo realizoi një treshe dyshesh (25 pikë, 10 ribaunde, 12 asiste), kurse Anthony Davis u tregua fenomenal në parket me 44 pikë dhe 17 ribaunde.  Për Nets, Crabbe e mbylli me 28 pikë kurse Dinwiddie me 24 pikë dhe 10 asiste.

Milwaukee Bucks u lodh shumë për të marrë fitoren kundër Orlando Magic me rezultatin 104-111. Suksesi erdhi falë Giannis Antetokounmpo që shënoi 32 pikë, 5 ribaunde dhe 5 asiste. Bucks vazhdojnë të jenë të pestët në Konfernecën e Lindjes.

Rezultatet

GOLDEN STATE WARRIORS- SAN ANTONIO SPURS 122-105

PHILADELPHIA 76ERS-LOS ANGELES CLIPPERS 112-98

BROOKLYN NETS-NEW ORLEANS PELICANS 128-138

ORLANDO MAGIC-MILWAUKEE BUCKS 104-111

CHICAGO BULLS-WASHINGTON WIZARDS 90-101

DALLAS MAVERICKS-LOS ANGELES LAKERS 130-123

PHOENIX SUNS-DENVER NUGGETS 113-123

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike