NBA / Kerr rrëfen kontaktin e parë me Michael Jordan: Hej biond, shiko këtu...

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
9 Janar 2018 21:36
Ish-basketbollisti i njohur tregon takimin e parë në parket me legjendën dhe emocionet që i dhuroi ai moment

Së bashku kanë fituar 3 tituj me Chicago Bulls, por hera e parë që trajneri aktual i Warriors takoi Michael Jordanin mbetet në histori. Ishte viti 1988, një Steve Kerr i ri ishte duke hedhur hapat e tij të parë në Nba, kur gjatë rrugëtimit të tij, u takua me Michael Jordan. Një vështrim, i përzier me batuta të momentit, legjenda e mirëpriti lojtarin e ri biond, që i ulur në stol admironte, i frikësuar, stilet e Michael Jordan. Kështu fillon historia e herës së parë që Steve u përball me Jordanin si kundërshtar, ende i pavetëdijshëm për të ardhmen si shok të të njëjtit ekip tek Chicago Bulls dhe 3 titujve që ata do të fitonin së bashku.

"Përvoja ime si fillestar nuk ishte e lehtë”, tregon Steve Kerr: "Unë isha përzgjedhur nga Phoenix Suns shumë vonë, dhe nuk kam patur një kontratë të garantuar. Përveç kësaj, në një nga ndeshjet e para në karrierën time si profesionist, më duhej të përballesha kundër Chicago BullsMichael Jordan".

Sigurisht jo mënyra më e mirë për të filluar karrierën për Kerr, nën presionin e kontratës dhe duke luftuar për një vend në rotacionin e Fitzsimmonsit, trajnerit të atëhershëm. “Në një moment, gjatë lojës, më kujtohet se Michael Jordan ishte duke ecur drejt meje, dhe po e shihja nga stoli. Ai u kthye dhe më tha, ‘Hej, biond shiko pak këtu’. E mbajti topin me një dorë, pastaj u vërsul nga Dan Majerle dhe në një duel tek për tek bëri një zhytje në kosh nga ato turpëruese për kundërshtarin. Mbeta i tmerruar! Kuptova se kurrë nuk do të isha në gjendje të luaja në atë mënyrë. Ndërsa ai u kthye në anën tjetër të fushës dhe më shikoi duke qeshur. Kuptova se nuk ndihesha ende gati për t'u përballur me të gjitha këto, për të hyrë në lojë...”/EDS/