NBA | LeBron James i jashtëzakonshëm, por Celtics shumë të fortë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Maj 2018 09:56
Luhen finalet në Konferencën e Lindjes

Boston Celtics i ka dhënë goditjen e dytë Cleveland Cavaliers, duke shfrytëzuar fakton e fushë dhe tashmë seritë e finaleve udhëhiqen prej tyre me rezultatin 2-0. LeBron James me shokë u dorëzuan në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi fillimi ishte i mbarë për ta. Rezultati përfundimtar i finales së dytë ishte 107-94, çka e komplikon kalimin në finalen e madhe. “Mbreti” ishte në formë shumë të mirë, por në fund doli i mposhtur përballë Celtics. Ai shënoi 42 pikë në këtë mbrëmje, të cilat prapë ishin pak për t'ia dalë kundër Celtics.

Një nisje e mirë e Cavaliers, që periodën e parë ia doli të realizojë 27 pikë, katër më shumë se vendasit. Loja ishte e fortë dhe midis skuadrave nuk pati diferencë, por sërish ekipi i James shënoi tre pikë më shumë dhe gjysma e parë e takimit u mbyll me shifrat 48-55. Pas pushimit erdhi edhe shpërthimi i Boston Celtics, një ekip mjaft i organizuar dhe pa pikë referimi, gjë që e tregon më së miri fakti që gjashtë lojtarë shënuan mbi 10 pikë, ndërkohë që vetëm Guerschon Yabusele doli pa shënuar.

Për t’u kthyer tek ecuria e lojës, Celtics e përmbysën rezultatin që në periodën e tretë, teksa nga 7 pikë në disavantazh, kaluan në aq në epërsi, pasi realizuan 14 pikë më shumë se Cavaliers (36-22). Vendasit kanë momentin e tyre dhe reagimi i James&Co. nuk është i duhuri, çka bëri që edhe periodën e katërt ta humbnin me 6 pikë diferencë, duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej me fitoren e Celtics me 13 pikë më shumë. Tashmë Cavaliers duhet të përmbysin gjithçka në dy seritë e tjera të finaleve që i luajnë në shtëpi.

LeBron James ishte i papërmbajtshëm, teksa arriti të realizojë “trille-double” me 42 pikë, 12 asiste dhe 10 ribaunde. Kevin Love u mundua të mbajë ritmin e tij dhe të ndihmojë Cavaliers, por 22 pikët dhe 15 ribaundet nuk mjaftuan. Te Boston Jaylen Brown ishte ai që shënoi më shumë pikë, 23. Shokut i tij i skuadrës, Terry Rozier realizoi pesë më pak. Gjithsesi te vendasit grupin është arma më e fortë që u mundësoi fitoren e dytë ndaj Cleveland. /EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike