NBA | LeBron James i vogël para Boston, Cavaliers bien në finalen e parë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Maj 2018 11:46
Konferenca e Lindjes ndez motorët

Magjia e NBA kthehet me finalen e konferencës së Lindjes dhe Cleveland Cavaliers e morën një mesazh të mirë nga Boston Celtics, që e bënë LeBron James të dukej i vogël. “Mbreti” së bashku me shokët e tij dolën të mposhtur në takimin e parë, që përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 108-83. U pa që në fillim se Celtics ishin më lart dhe që në periodën e parë arritën të realizonin dyfishin e pikëve (36-18) në raport me kundërshtarin.

Pothuajse i njëjti ritëm u luajt edhe në periodën e dytë të takimit dhe gjysma e ndeshjes u mbyll me avantazhin e 26 pikëve. Cavaliers u futën më tjetër frymë në gjysmën e dytë në ndeshjes dhe e ngushtuan rezultatin, por sërish vendasit kishin epërsinë e 14 pikë. Ishte e vështirë që Boston të mundej dhe kjo pasi kemi të bëjmë me një grup të fortë, ku janë disa lojtarët që spikasin, duke dhënë kontribut të vyer për të marrë rezultate pozitive.

Perioda e katërt foli sërish për ta, pasi realizuan plot 11 pikë më shumë se rivalë dhe me avantazhin e 25 pikëve arritën të regjistronin fitoren e parë në finalen e Konferencës së Lindjes. Jaylen Brown ( 23 pikë dhe 8 ribaund), Marcus Morris (21 pikë dhe 10 ribaund) dhe Al Horford (20 pikë dhe 6 asiste) ishin ata që udhëhoqën Boston Celtics drejt fitores. Pjesa tjetër e skuadrës bëri mirë punën në mbrojtje, ndërkohë që edhe Jayson Tatum shënoi 16 pikë.

LeBron James u izolua mirë dhë shënoi vetëm 15 pikë, dy më pak se shoku i tij i skuadrës, Kevin Love. “Ylli” i Cleveland dhe edhe 9 asiste, pot ishin të pamjaftueshme. Në fund dolën kokulur dhe kthesa duhet të jetë e menjëhershme në sfidën e dytë, që zhvillohet sërish në fushën e Boston Celtics. Ndërkohë finalja e Konferencës së Perëndimit luhet mes Houston Rockets dhe Golden State Warriors në orët e para të së martës. /EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike