NBA/ Lindja vazhdon që të jetë mbretëria e LeBron James

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Maj 2018 12:37
Mbreti kap finalen e tetë

Edhe pse mund të duket disi çmenduri, duke marrë në konsideratë karrierën e tij të jashtëzakonshme, kjo e këtij sezoni mund të konsiderohet si më e mira ndonjëherë. Në moshën 33 vjeçare, më një ekip më pak të talentuar krahasuar me ato të mëparshmet, "King" James mori mbi shpatulla përgjegjësitë dhe kaloi të dyja turnet e playoff-it me skuadrën e tij, duke shkuar në Konferencën e Lindjes.

Çfarë shifrash – Statistika të jashtëzakonshme, mesatare 34.3 pikësh, 9 asiste dhe 9.4 ribaunde për ndeshje, ndërkohë që nga fusha ka realizuar 55% të gjuajtjeve. Në këtë faza pas sezonale LeBron ka qenë vendimtar duke realizuar kosha 3 pikësh në sekondat e fundit të ndeshjeve, por edhe kosha nga pozicione shumë të vështira. Madje në një takim realizoi 45 pikë (Kundër Pacers). Një LeBron i pamarkueshëm që ia doli i vetëm të eliminonte Pacers.

Radha e Cetlics – Tani fenomeni i Cleveland do të përballet në finalen e tetë radhazi kundër Boston Celtics.

“Të mund të luash ndeshjet e rëndësishme të fazës së playoff gjithnjë ka qenë objektivi im, të arrish të bësh gjëra të mëdha dhe të lësh shenjë, ajo që praktikisht ëndërron kur nis të luash basketboll. Të jesh i aftë të arrish në finalen e tetë radhazi është diçka e jashtëzakonshme. Boston është një nga ekipet më të mirë stërvitura në NBA, pasi kanë një trajner që merr më të mirën nga basketbollistët e tij. Por ne do të luftojmë fort”, tha James. Tani i ngelet trajneri Brad Stevens dhe basketbollistëve të tij që të ndalin hovin e mbretit LeBron dhe shokëve të tij./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike