NBA / Miami kalon në Toronto, LA Lakers japin spektakël!

Fitorja e pestë radhazi për Miami Heat që triumfon edhe në fushën e Raptors falë një koshi në sekondat e fundit të Ellington. Nga ana tjetër Dallas likuidoi Orlandon.
Toronto Raptors-Miami Heat 89-90
Miami Heat (23-17 topa në tabelë) realizoi fitoren e pestë radhazi, në fushën e Raptors (26-24 topa në tabelë), një mision pothuajse i pamundur, pasi kanadezët nuk humbisnin në shtëpi prej më shumë se dy muajsh. Ndeshja është e ekuilibruar, me të dyja ekipet që janë të organizuara, të cilat luftojnë deri në zotërimin e fundit, vendimtare për fitoren përfundimtare të Heat.
Raptors janë pa Lowry, të dëmtuar, por e fillojnë më mirë ndeshjen me trepikëshin e Ibakës kur rezultati ishte në shifrat 9-4.
Në pjesën e dytë, shpërthen Dragic, më i miri për Heat, me 12 pikë të shënuara.
Me rifillimin e ndeshjes, Raptors vijnë me një përqasje ndryshe: Raptors përfitojnë nga një trepikësh i CJ Miles dhe kërkojnë të ndryshojnë fatin e ndeshjes, por Heat përsëri nuk lëshon asnjë milimetër.
Adebayo shënon 8 nga 16 pikët e tij në pjesën e katërt dhe dominon skenën. DeRozan, atëherë, e kupton se është koha për të karikuar ekipin dhe shënon tre kosha me rëndësi për të çuar ekipin e tij përpara me rezultatin 87-86 dy minuta nga fundi. Në fund Heat ja dalin, me një aksion fitues, me Olynyk që gjen Ellington në cepin e fushës që shënon koshin e fitores.
Heat tani ndodhet në vendin e katërt në Konferencën e Lindjes dhe nuk duket kanë ndërmend të ndalen këtu.
Miami: Dragic 24 pikë (10/21 nga fusha, 1/3 nga tre,), Adebayo 16, Ellington 15; Topa në tabelë: Whiteside 15; Asist: Dragic / Richardson 4
Toronto: DeRozan 25 pikë (10/29 nga fusha, 1/3), Wright 13, Ibaka 11; Topa në tabelë: Wright 7; Asist: DeRozan 6
Los Angeles Lakers-Sacramento Kings 99-86
Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që në këtë mënyrë parakalojnë Kingsat, duke u larguar nga vendi i fundit në Konferencën e Perëndimit. Lakers e fillojnë ndeshjen fuqishëm, me Randle dhe Ingram që shënojnë në çdo lloj mënyre, kur rezultati ishte në shifrat 22-6, duke e detyruar trajnerin Joeger të kërkojë time-out.
Është një trepikësh i Fox-it, më i miri për Kings, që duket sikur po thyhet mallkimi, duke luajtur mirë. Miqtë e fillojnë mirë pjesën tjetër të ndeshjes, duke e çuar rezultatin 56-64 në sajë të dy trepikëshave të Fox dhe Vince Carter, por Lakers përgjigjen nga ana e tyre me anë të Brook Lopez i cili shënon tre trepikësha.
Kings përpiqen të reagojnë në fillim të periudhës së katërt me një 5-0 të realizuar nga Bogdanoviç dhe Hild i cili i rikthen ata në -5 (86-81), por të zotët e shtëpisë zgjerojnë distancën me Nance Jr, Randle dhe Kuzma me këtë të fundit që rivendos 13 pikët distancë, tre minuta nga fundi (97-84). Në finale askush nuk shënon me Lakers që sigurojnë një fitore të vlefshme.
Lakers: Randle 22 pikë (8/13, 1/1 nga tre, 5/6 tl), Lopez 18, Caldwell-Papa 16;
Sacramento: Bogdanovic 19 pikë (7/13, 0/3 nga tre, 5/6 tl), Fox 15, Hield 13;
Topa në tabelë: Koufos 15; Asist: Bogdanovic 4
Dallas Mavericks-Orlando Magic 114-99
E vjetra dhe e reja. Smith Jr dhe Nowitzki. Të dy protagonistë me 20 pikë në fitoren e Mavs kundër Magic , gjithnjë e në rënie të lirë me humbjen e katërmbëdhjetë në pesëmbëdhjetë ndeshjet e fundit. Një sezon për t'u harruar. Trajneri Vogel vendos të nisë Aaron Gordon nga pankina, për shkak të shkeljes të disa rregullave të ekipit; në vendin e tij luan Hezonja, i cili shënon 7 pikë kur rezultati ishte 4-9 .
Mavs janë të aftë për të qëndruar në garë dhe në gjysmën e dytë, rikthehen fuqishëm duke e dërguar rezultatin e asaj pjese 9-0, por miqtë përgjigjen me Payton dhe Gordon, i cili me trepikëshin e realizuar, rezultati shkon në 66-64. Ekipi nga Texasi, megjithatë, është ekip më i bashkuar, luajnë më mirë dhe ngadalë marrin kontrollin e ndeshjes: Ferrell dhe Mejri janë të vlefshëm kur aktivizohen nga pankina dhe Nowitzki luan momentet e fundit të karrierës së tij si profesionist.
Magic përpiqet të mos dorëzohet me anë të Fournier dhe Gordon, por pas të vjetrit rradhën e ka i riu për Mavs, që me rezultatin e pjesshëm 9-0, shënuar nga I riu Smith Jr, ndeshja mbyllet përfundimisht.
Dallas: Nowitzki 20 pikë (6/13, 1/3,), Smith Jr 20, Matthews 16; Asist: Barea 12
Orlando: Gordon 19 pikë (6/16, 1/7 nga tre,), Augustin 18, Hezonja 14; Asist: Augustin 5