NBA, nuk quhet stërvitje nëse nuk e ke publikuar në Instagram

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
2 Gusht 2018 18:50
FOTO dhe VIDEO

Marcus Derrickson po përgatitej për nisjen e sezonit me golden State Warriors verën e kaluar kur miqtë i kërkuan që të mburrej me stërvitjen që bëhet në palestër. 22-vjeçari i cili asokohe luante te Georgetown, ishte -  dhe mbetet ende – i fiksuar pas rrjeteve sociale. Ndërkohë që ata i përsëritën kërkesën, ai kishte postuar pesë foto në Instagram…

“Më pëlqen ta jetoj jetën time. Dhe ta bëj këtë përmes rrjeteve sociale. Por miqtë më thonin gjithmonë që të tregoja muskujt siç bën LeBron James”, kujton ai.

James i përdor prej kohësh rrjetet sociale për të promovuar projektet e tij televizive, për të uruar ish-shokë skuadre për kontratat e reja dhe për festat e tij. Majde për të njoftuar se do të zhdukej nga rrjetet sociale gjatë fazës së playoff-it ai përdori po rrjetet sociale. Ndërsa festa e përvjetorit të martesës dhe hedhja nga një shkëmb ishin ngjarje në jetën e basketbollistit që duheshin patjetër shpërndarë në rrjetet sociale.

Por ai përdor Instagram dhe Tëitter edhe për t’i dhënë mundësinë tifozëve të tij që të shohin se si përgatitet në palestër, çfarë ushtrimesh bën dhe gjithçka tjetër ka të bëjë me mbajtjen e trupit në formë.

 

A post shared by LeBron James (@kingjames) on

 

Ndikimi i James në pjesën tjetër të yjeve të NBA është i pamundur të ndalet dhe pothuajse të gjithë e ndjekin shembullin e tij, duke publikuar në rrjetet e tyre sociale foto dhe video – sigurisht gjysmë të zhveshur – duke forcuar muskujt në palestër apo kudo tjetër të kenë mundësi./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike