NBA, përcaktohen çiftet e fazës play-off, përballje interesante

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
12 Prill 2018 09:53
U hodh shorti pas ndeshjeve të fundit

Në ndeshjet e mbrëmjes në NBA, Russell Westbrook hyn në histori duke e mbyllur sezonin e rregullt me një treshe dysheje, i vetmi që e ka realizuar dy herë diçka të tillë. LeBron James luan 82 ndeshje në 82 për herë të parë në karrierë por Cleveland Cavaliers bien përballë Knicks. Sixers të Marco Belinelli gjunjëzojnë Milwaukee duke regjistruar fitoren 16 radhazi.

Philadelphia 76ers i dhuron një leksion të vërtetë basketbolli Milwaukee Bucks duke triumfuar me rezultatin e thellë 130-95. Me vendin e tretë të siguruar në Konferencën e Lindjes, Philadelphia i bën gjërat e qarta që në fillim duke mos ndërmarrë rreziqe. Në fakt 76ers dominon që nga fillimi dhe deri në fundin e takimit edhe pse kishte një mungesë të rëndësishme si Redick, përveç asaj të Embiid. Skuadra e drejtuar nga trajneri Brett Brown imponohet që në fillim duke siguruar një fitore spektakolare dhe duke “peshkuar” Miami Heat në fazën e play-off-it. Milwaukee, që nuk kishte asnjë mungesë, tentojnë të vendosin në vështirësi Philadelphia, por të zotët e shtëpisë, janë të pamëshirshëm që në periodën e parë, dhe duke mos lenë vend për histori. Milwaukee nuk gjen forcë që të reagojë me ndeshjen që në përfundim mbyllet me 45 pikë avantazh për Philadelphia.

Në ndeshjet  e tjera u regjistruan këto rezultate: Philadelphia-Milwaukee 130-95 (Parker, Anderson 25), Boston-Brooklyn 110-97 (Baynes 26), Cleveland-New York 98-110 (Kornet 23), Miami-Toronto 116-109 (Ellington 32 ), Orlando-Washington 101-92 (Meeks 18), Chicago-Detroit 87-119 (Kennard 23), Minnesota-Denver 112-106 (Jokic 35), New Orleans-San Antonio 122-98. (Holiday 23), Oklahoma City-Memphis 137-123 (George 40), Los Angeles Clippers-Los Angeles Lakers 100-115 (Hart 30), Portland-Utah 102-93 (Lillard 36), Sacramento-Houston 96-83 (Green 31). Pasi u luajtën tw gjitha ndeshjet u përcaktuan edhe çiftet e fazës play-off:

Konferenca e Lindjes:

Toronto Raptors vs Washington Wizards

Cleveland Cavaliers vs  Indiana Pacers

Philadelphia 76ers vs Miami Heat

Boston Celtics vs Milwaukee Bucks

Konferenca e Perëndimit:

Houston Rockets vs Minnesota Timberwolves

Oklahoma City Thunder vs Utah Jazz

Portland Trail Blazers vs New Orleans Pelicans

Golden State Warriors vs San Antonio Spurs

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike