NBA play-off/ Indiana mposht Cleveland, Jazz bie në Oklahoma

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Prill 2018 15:43
Ndeshje për t'u mbajtur mend gjatë për LeBron James

Cleveland-Indiana 80-98 - Indiana la që të kuptohej se këtë herë turi i parë nuk do të jetë i lehtë për Cleveland. Pacers u mbështetën në lojën e një super Victor Oladipo dhe dominuan Cavaliers-at, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë LeBron James-it në sfidën e parë të raundit “play-off”.

“Mbreti” James, ndër të tjera, ndërpret serinë e 21 sukseseve radhazi në turin e parë. Humbja e fundit, faktikisht, i takonte periudhës së largët të majit të vitit 2012, kur Knicks fitonin në garaën e katërt në Majemi “Big Three”. Mbrojtje agresive dhe e disiplinuar, sulmi që kalon në Olapido është në një dozë të mirë te Cavs.

Oklahoma City Thunder-Utah Jazz 116-108 – “One of thoshe nights” thonë nga ana tjetër e oqeanit. Një nga ato netë. Për Paul George, monstruoz me 36 pikët me tetë tripleta dhe zotërues i 65% të fushës, por edhe për Russel Westbrook dhe të gjithë Oklahoma City Thunder, që fituan ndeshjen e parë kundër Utah, duke i dërguar një mesazh të qartë Western Conference: jemi edhe ne.

Jazz iu shkon merita sepse nuk u dorëzuan deri në fund, pasi provuan në çdo mënyrë që të afroheshin. Donovan Mitchell, në pjesën e parë të play-off, realizoi 27 pikë dhe 10 gjuajtje. /EDS/

Zidane e shpjegon me filozofi fitoren: Ky është futbolli, ishim cinikë...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 23:54

Real Madrid është me një këmbë në finalen e Champions League pas fitores së rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Bayern Munchen. Pas këtij suksesi të madh, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, për mikrofonin e Premium Sport ka pranuar verdiktin e fushë, duke shpjeguar edhe filozofinë e tij për sfidën: “Ky është futbolli. Të dy ekipet kishin shumë shanse, por në fund triumfuam ne. Ne duhet të jemi të lumtur me atë që kemi bërë në një fushë të vështirë. Ne kemi vuajtur në fund të ndeshjes, por në fund kemi luftuar dhe kemi arritur një rezultat shumë të rëndësishëm”, - deklaroi trajneri gjatë konferencës për shtyp.


Më tej, trajneri i Real Madrid e pranoi se skuadra e tij u tregua cinike, ndërsa vlerësoi Asension, por edhe skuadrën për paraqitjen e bërë.
“Humbëm Isco-n për shkak të një dëmtimi, por nga ana tjetër Asensio ishte ai që shënoi golin e dytë. Ai është i pabesueshëm, ka bërë diferencën dhe ky nuk përbën më një lajm, janë të rrallë lojtarët jo si ai që shkon në atë mënyrë në vertikale. Edhe Lucas Vazquez ka bërë një ndeshje të madhe, duke punuar shumë edhe në fazën mbrojtëse. Me ndihmën e Modric ka kontrolluar mirë Ribery. Ekipi ishte fantastik. Treguam se mund të bëjmë edhe pa golat e Ronaldos. Ne fituam në mënyrë cinike. Zëvendësimi Carvajal-Benzema kur rezultati ishte 2-1? Mua më pëlqen të luaj futboll dhe gjithmonë të përpiqem të realizoj një lojë sulmuese”, - tha Zidane për median./EDS/

Heynckes i habitur: Nuk kam parë një ndeshje të tillë!!!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 23:31

Gjashtë fitore radhazi për Real Madridin kundër Bayern Munchen, ndërsa Jupp Heynckes humbet për herë të parë në pesë vjet në Campions League. Një humbje që komplikon shumë shanset e kampionëve të Gjermanisë për të shkuar në finalen e Campions. Tani “Los Blancos” janë shumë afër suksesit të trefishtë në këtë veprimtari, ndonëse e dinë se janë edhe 90’ minuta për t’u luajtur. Në përfundim të takimit, bavarezët u shfaqën të zhgënjyer, ndërsa besojnsë se mund ta përmbysin disavantazhin në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

“Ia dhuruam të dy golat Real Madridit. Nuk ishim efikas përpara portës, krijuam vërtetë shumë raste, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Kjo na penalizoi. Pika e kthesës për ta ishte goli i barazimit, nuk kam parë ndonjëherë një gjysmëfinale të Champions të kishte kaq shumë raste të pashfrytëzuara, aq më shumë ndaj Real Madridit. Gjithashtu dëmtimet bën të vetën”, tha Jupp Heynckes.

Thomas Müller, kapiteni i Bayern thotë se kualifikimi është i hapur, ndërsa e pranoi se u treguan të dobët. "Ne ishim shumë naiv... Ne patëm shumë shanse dhe shkuam në 1-1, në pjesën e dytë ata kalun shumë shpejt në avantazh. Sonte rezultati mund të ishte shumë më ndryshe”. “Ne e pamë vitin e kaluar se gjithçka është e mundur në Madrid, ku ishim në gjendje të ktheheshim nga një defiçit 1-2. Ne patëm disa shanse shumë të mira, por ndoshta rëndësia e ndeshjes luajti një rol... gjithsesi duhet të kishim marrë një rezultat më të mirë sonte", shtoi gjermani.

"Ishte e dhimbshme që Robben u largua aq herët: ai është një lojtar që i tërheq kundërshtarët rreth vetes dhe kjo krijon hapësirë për mua, kjo nuk nënkupton se Thomas nuk ka bërë një punë të mirë - ai krijon boshllëqe me lëvizjen e tij", tha autori i golit të vetëm të Bayern, Kimmich. /EDS/

Lajm jo i mirë për tifozët, Rusia me sanksione të forta për Botërorin 2018

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 23:06

Në një përpjekje për të parandaluar dhunën e tifozëve gjatë Botërorit, zyrtarët rusë kanë marrë vendimin për të ndaluar pijet alkoolike në Moskë gjatë zhvillimit të këtij kompeticioni. Në fakt alkooli do të lejohet të shitet nëpër stadiume apo zonat e tifozëve, por Bashkia e Moskës do të kufizojë shitjen e pijeve alkoolike jashtë këtyre zonave në kryeqytet, në ditën e ndeshjeve dhe një ditë përpara.


Kohët e fundit tifozët rusë kanë krijuar rrëmuja kudo ku kanë udhëtuar, kur gjatë zhvillimit të Euro 2016 në Francë u konfliktuan me përkrahësit anglezë, që u pasua nga në një numër i madh arrestimesh. Në formë hakmarrjeje huliganët nga vendi pritës kanë kërcënuar me vdekje tifozët anglezët, nëse vendosin të udhëtojnë në Rusi.


Zyrtari i Bashkisë së Moskës, Kirill Malyshkin deklaroi: "Organet ekzekutive kanë përcaktuar tashmë vendet ku do të ndalohet shitja dhe konsumimi i alkoolit, në prag të një ndeshje futbolli të Kupës së Botës. Pubet, restorantet, supermarkete dhe të gjitha pikat e tjera të shitjeve, do të preken nga ky vendim dhe janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim, sepse në të kundërtën do të kenë pasoja të rënda”.

Në dy stadiumet e Moskës do të zhvillohen gjithsej 12 ndeshje gjatë gjithë turneun, duke përfshirë finalen dhe gjysmëfinalen. Por për habinë e të gjithëve, tifozët do lejohen të hyjnë në stadium me kanabis, kokainë dhe madje heroine, por jo me alkool. /EDS/

Ky do ishte formacioni super i Basel nëse nuk do i shiste yjet

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 23:01

Të gjithë janë habitur me formën e fantastike të Mohamed Salah gjatë këtij sezoni. Por janë të paktë ata që e dinë faktin që egjiptiani karrierën në Evropë e ka nisur në Zvicër te Basel. Pas një performance fantastike në Zvicër, ai mahniti drejtuesit e Chelsea-t që nuk humbën kohë dhe e transferuan në Londër. Por aventura në Angli nuk ishte ajo që priste lojtari, për shkak se Mourinho nuk besonte tek ai. Në merkaton e janarit, egjiptiani u përfshi në shkëmbimin, që pa Cuadradon të transferohej në Londër, dhe Salah në Fierenze. Vetëm pas një viti u transferua te Roma, ekip që e shiti tek Liverpool për shifrën 40 milion euro, ku po shkruan emrin në historinë e këtij klubi. Por Salah nuk është i vetmi lojtar i madh, që është formuar tek Basel. Ekipi zvicerian do të kishte një ekip pretendent për të fituar Champions League, po të mos t’i shiste këta lojtarë gjatë kësaj dekade të fundit.


Porta do të mbrohej nga Yann Sommer, që aktualisht luan tek Borussia Moenchengladbach.


Mbrojtja do të përbëhej nga Marcelo Diaz (Pumas), Fabian Schar (Deportivo de la Coruna), dhe David Abraham, aktualisht tek Eintracht Frankfurt.


Boshti i skuadrës do të ishte mesfusha, ku do të përbëhej nga lojtarë kalibri si Ivan Rakitic (Barcelona), dhe dy lojtarët që aktivizohen tek Arsenali, Granit Xhaka dhe Mohamed Elneny, dhe do të kompletohej nga Gokhan Inler, i cili luan në Basaksehir i transferuar nga Napoli.


Sulmi, përveç Salahut do të përbëhej nga Xherdan Shaqiri, ish-futbollist i Bayern Munich dhe Interit që për momentin aktivizohet me Stoke City-n si dhe Felipe Caicedo, i cili është tek Lazio, me një të kaluar tek ekipe si Manchester City, Sporting, Malaga, Levant, Lokomotiv Moska dhe Espanyol.


Këto janë sakrificat që duhet të bëjë një ekip i vogël si Basel, që me të ardhura modeste ka zbuluar lojtarë të shkëlqyer. /EDS/