NBA playoff / Warriors dhe Raptors nuk gabojnë, befason Pelicans

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Prill 2018 19:40
Philadelphia 76ers mundi Miami Heat 130-103

Në NBA është momenti i sfidave të play off. Në kampionatin amerikan të basketbollit u luajtën 4 ndeshje, ku pati rezultate interesante. Philadelphia 76ers – mundi Miami Heat me rezultatin 130-103. Sixers e nisën fazën play off ashtu si e mbyllën sezonin rregullt duke shënuar shumë e duke fituar. Në “Wells Fargo Center” të Filadelfias, pasi e mbylli pjesën e parë në disavantazh 56-60 kundër Heat, ekipi vendas shpërtheu dhe përmbysi rezultatin. Pesë prej basketbollistëve të 76ers e shënuan nga 10 pikë e sipër. Ndërkohë dyshe dyshesh realizuan Simmons (17 pikë dhe 14 asiste) dhe Ilyasova (17 pikë dhe 14 ribaunde). Pikëshënuesi i ndeshjes u shpall Redick me 28 pikë, por protagonisti ishte edhe Belinelli me 25 pikë të shënuara në 33 minuta. Për Miami ishin katër basketbollistët që shënuan nga 10 pikë e sipër. Për miqtë u dallua Kelly Olynyk me 26 pikë, Dragic (15), Johnson (13) e Wade (11). Ndeshja e dytë të martën në Filadelfia.

Edhe Golden State nuk gaboi në sfidën kundër San Antonio Spurs (113-92). Në “Oracle Arena” të Oakland, kampionët në fuqi e kontrolluan lojën nga fillimi në fund. Diferenca pas periodës së parë ishte +11, kurse në fund të pjesës së parë +16 në favor të vendasve. Pa Steph Curry në parket, Golden State e pati të lehtë të fitonte. Klay Thompson shënoi më shumë nga të gjithë, 27 pikë, pastaj Durant (24) dhe McGee (15). Dyshe dyshesh për Draymond Green (12 pikë dhe 11 asiste), Livingston realizoi 11. Për Spurs u dalluan Rudy Gay (15 pikë), Forbes (14) e Aldridge (14). Ndeshja e dytë të martën prapë në “Oracle Arena”.

Toronto Raptors fitoi ndaj Washington Wizards edhe pse me ndonjë problem të vogël 114-106. Kanadezët fituan ndeshjen e parë në “Canada Centre”, me Wizards që pjesën e parë e mbyllën në avantazh. Për vendasit u dallua Serge Ibaka me dyshe dyshesh (23 pikë dhe 12 ribaunde). Delon Wright e mbylli me 18 pikë, kurse DeMar DeRozan me 17. Por me lojën e bërë, Washington tregoi se për Raptors nuk ka për të qenë e thjeshtë. Dyshe dyshes për John Wall (23 pikë dhe 15 asiste) dhe Markieff Morris (22 pikë 11 ribaunde). Bradley Beal e mbylli me 19 pikë. Ndeshja e dytë të mërkurën, sërish në “Air Canada Centre”.

 Por surpriza erdhi në “Moda Center” ku New Orleans Pelicans fituan në shtëpinë e Portland Trail Blazers 97-95. Miqtë dominuan lojën, por në periodën e fundit rrezikuan të përmbyseshin. Për Pelicans u dallua Anthony Davis që realizoi dyshe dyshesh (35 pikë dhe 14 ribaunde), kurse shoku i tij i ekipit Mirotic e mbylli me 16 pikë dhe 11 ribaunde. Shumë mirë u paraqit edhe Holiday (21 pikë) e Clark (10 pikë), kurse Rajon Rondo dha 17 asiste. Për Blazers, 4 basketbollistë me nga 10 pikë e sipër. Më mirë nga të gjithë luajti McCollum (19 pikë), pastaj Lillard (18) e Turner (13). Dyshe dyshesh për Nurkic me 11 pikë dhe 11 ribaunde. Sfida e dytë të mërkurën sërish në Portland./EDS/

NBA/ Houston udhëheq 3-1 dhe i afrohet rekordit të pikëve

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 16:55
Ja sa pikë grumbulluan në një 15 minutësh

Në mbrëmjen e NBA, Houston udhëhoqi 3-1 me Timberwolves duke kaluar Minneapolis me rezultatin 100-119. Ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë, më pas në 15 minutëshin e tretë Rockets shpërthyen dhe shënuan 50 pikë (Harden 22, Paul 15) përkundrejt 20 të realizuara nga kundërshtarët.

Nuk është rekord, në çdo lloj çështjeje, sepse Lakers në vitin 1962 arritën të shënojnë 51 pikë në periodën e katërt në Pistons. Në total Harden shënoi 36 pikë dhe Paul 25, dopio shifër, 14 pikë dhe 17 topa në tabelë. Shumë mirë shkoi dhe Gordon pasi la pankinën, bëri 18 pikë. Minnesota nuk ka pasur më të mirin, Butler, dhe mbrëmjen më të keqe e paguan Teague, i cili realizoi vetëm 2 pikë.

Utah fitoi garën 113-96 dhe çoi rezultatin 3-1 kundër Thunder-save. Pushimi u zhvillua mes periodës së dytë dhe të tretë dhe më pas Jazz administroi lojën pa probleme. OKC aktualisht është me shpatulla pas murit, e detyruar që të japë maksimumin nëse do që të kalojë në turnin e parë të Play-Off-it.

Westbrook luajti një ndeshje nën atë që pritej në respekt të mesatares së tij, 23 pikë dhe 14 gjuajtje në tabelë. Natyrisht që nuk e ndihmon as Carmelo Anthony dhe tani Paul George nuk mund të mjaftojë. Utah fitoi me të jashtëzakonshmin Donovan Mitchell dhe me një Rubio që përherë të frymëzuar: dopio shifër për Gobert, natyrisht edhe për Ingles, i cili realizoi 20 pikë. /EDS/

NBA playoffs/ Pelicans kualifikohet në gjysmëfinale, Philadelphia afër

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Prill 2018 14:45
Timberwolves gjen suksesin e parë kundër Rockets

New Orleans Pelicans e ka mundur sërish Portland Trail Blazers në takimin katërt të playoffs dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale në Perëndim. Suksesi erdhi falë dyshes Davis Hiliday që realizoi 88 pikë dhe kontribuoi shumë në fitoren 131-123. Afër kalimit të turnit janë edhe Philadelphia 76ers që mundën sërish Miami Heat 106-102, ndërsa Minnesota mori suksesin pasë kundër Houston falë suksesit 121-105.

Blazers është ekipi i parë që kalon turnin në këto playffos. Në garën e katërt mes tyre në “Smoothie King Center” vetëm perioda e parë ishte e luftuar. Në vazhdim Pelicans morën kontrollin e lojës dhe e mbajtën deri në përfundim të saj. U dalluan Anthony Davis (47 pikë dhe 11 ribaunde) dhe Jrue Holiday (41 pikë dhe 8 asistet). Për Blazers McCollum ishte më i miri me 38 pikë, por këto nuk mjaftuan që të mund t’i bëni ballë rivalëve.

Philadelphia fitoi sërish në “American Airlines Arena” 106 -102 dhe është afër kalimit në gjysmëfinale. Gara e katër ishte mjaft e luftuar. Në fillim ishte 76ers që bënë përpara, por më pas Heat mori kontrollin e lojës, duke përfituar nga topat e shumtë të humbur (27 në total). Por përmbysja vendimtare erdhi në fund të ndeshjes. Të zotëve të shtëpisë nuk u mjaftuan Dragic (20 pikë) dhe Wade (25 pikë). Për fituesit u dalluan JJ Redick (24 pikë) dhe Ben Simmons (17 pikë, 13 ribaunde dhe 10 asiste). Ai është rishtari i parë që realizon treshe dyshesh në një sfidë playoff-i.

Minnesota fitoi në shtëpinë e vet kundër Houston Rockets 121-105. Në “Target Center”, Timberwolves bënë një garë perfekte dhe mbajtën gjithnjë avantazhin. Jimmy Butler (28 pikë) ishte më i miri për ta. Për Rockets u dallua James Harden (29 pikë) dhe Chris Paul (17 pikë). Rezultati i ndeshjeve është 2-1 dhe në Minneapolis do të luhet gara e katërt.

Utah Jazz mundi Oklahoma City Thunder me rezultatin 115-102 duke e çuar rezultatin ndeshjeve në 1-2 në favor të tyre. Kjo përballje konsiderohet si më e ekuilibruara e turnit të parë. Në “Salt Lake City” pjesa e parë ishte e barabartë mes të dyja skuadrave, ndërsa në periodën e tretë Jazz shtuan ritmin, që për THunder isthe i vështirë për t’u mbajtur. Ricky Rubio realizoi treshe dyshesh (26 pikë, 11 ribaunde dhe 10 asiste) duke ndihmuar vendasit, të cilët buzëqeshën edhe falë 22 pikëve dhe 11 ribaundeve të Donovan Mitchell, 18 pikët (+12 ribaundet) e Rudy Gobert dhe 21 pikët e Joe Ingles. Sa i përket tresheve të dysheve, specialisti Russell Westbrook iu afrua për pak (14 pikë, 11 ribaunde dhe 9 asiste), por kjo paraqitje e tij rezultoi negative. Vetëm 5 gjuajtje nga fusha nga 17 të shënuara dhe 8 topa të humbur. /EDS/

NBA playoffs/ Philadelphia ngrin Miami Heat, Pelicans bëjnë ligjin

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
20 Prill 2018 13:15

Philadelhia 76ers arriti një fitore me vlerë në shtëpinë  e Miami Heat me rezultatin 128 – 108. Me këtë sukses në “American Airlines Arena” rezultati i takimeve në seri në playoff shkon 2-1 në favor të 76ers. Për fituesit u dalluan Joel Embiid me 23 pikë të realizuara dhe Marco Belinelli me 21 pikë. Por një paraqitje prej lideri të vërtetë tregoi edhe Ben Simmons me 19 pikë të shënuara, 12 ribaunde dhe 7 asiste. Vlerësim edhe për Dario Saric (21 pikë). Në realitet ndeshja e tretë ishte më shumë e ekuilibruar dhe fizike se sa duhet. Dragic me 23 pikë dhe Winslow me 19 pikë dhe 10 ribaunde, e mbajtën Heat në lojë për 3 periodat e para. Diferenca me -20 pikë u bë në finale, me Philadelphia që e shtoi ritmin dhe e mbylli periodën e katërt 32-14. Por ka pak kohë për gëzim. Nesër luhet gara e katërt.

Ndërkohë që kjo fazë e parë e playoff ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për New Orleans Pelicans. Edhe në mbrëmjen e djeshme ata fituan kundër Portland Trail Blazers 119-102, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të takimeve në seri 3-0. Përpara publikut mik në “Smoothie King Center”, ishin Pelicans që dominoi. Blazers gaboi shumë, mjafton të përmendet fakti që humbën 24 topa për ta kuptuar që ishin në një mbrëmje “jo”. Sfida e radhës të dielën, sërish në këtë stadium. Basketbollisti që shënoi më shumë quhet Nikola Mirotic, (30 pikë), pikë që asnjëherë më parë, ai nuk i kishte shënuar. Për vendasit u dalluan Anthony Davis me dyshe dyshesh (28 pikë dhe 11 ribaunde) dhe Jrue Holiday me 16 pikë si edhe Rajon Rondo (16 pikë dhe 11 asiste). Ajo që Portland i mungoi më shumë ishte lideri i skuadrës, Lillard, që realizoi 20 pikë (2 më pak se McCollum), por zhgënjeu në gjuajtjet nga fusha (5 nga 14) dhe rezultoi lojtari me më shumë topa të humbur, 8. Është e kuptueshme se përse skuadra dështoi. /EDS/

NBA/ Harden tregoi e si e motivoi Paul që të shkëlqente

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Prill 2018 13:29
Shikoni spektaklin e basketbollistit të Houston

James Harden e parashikoi që shoku i tij i skuadrës, Chris Paul do të merrte situatën nën kontroll dhe do të shënonte 30 pikë, ndërsa ai nuk ishte në ditën e tij më të mirë në garën e parë të playoff. Dhe për pak e gjeti. Paul realizoi 27 pikë dhe 98 asiste në fitoren e Houston Rockets 102-82 ndaj Minnesota Timberwolves dhe tani skuadra e tyre kryeson2-0 në serinë e playoff-eve.

“E dija që ai do të tejkalonte veten pas lojës së parë. Ai më thërriti e ne folëm pa kdhe i thashë që të mos shqetësohej për paraqitjen. Ajo që kishte rëndësi ishte fitorja, kështu që në vazhdim duhet të futeshim në parket dhe të shfaqeshim agresivë.”, tha Harden. Dhe Paul e dëgjoi shokun e ekipit.

“Thjesht u përpoqa ta shtoja ritmin, të isha agresiv. Fakti që morën situatën në kontroll dhe realizuam shpejt disa pikë, na ndihmoi”, tha pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes, Paul. /EDS/