NBA/ Rockets fiton një tjetër derbi teksan, San Antonio në telashe

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 11:04
Vazhdon momenti magjik për Portland

Dy derbe teksane të fituara në dy ditë për Houston Rockets që pasi mundi Dallas, i dha një leksion edhe San Antonio Spurs me rezultatin 93-109. James Harden u rikthye pas pushimit dhe udhëhoqi të tijtë në një ndeshje të cilët e kontrolluan pa shumë problem. “Mjekra” realizoi 28 pikë dhe gjysma e tyre erdhi nga goditjet e lira (14/14), por ai kreu edhe 6 ribaunde, e po aq asiste. Ndërkohë edhe Chris Paul realizoi 18 pikë dhe 9 asiste. Ndërsa Spurs po kalojnë një moment të tmerrshëm, sepse në 14 takimet e fundit ata kanë marrë vetëm 3 fitore. LaMarcus Aldridge e Kawhi Leonard duhet që të kthehen sa më parë, nëse skuadra ka në plan të luftojë për një vend në play off.

Ndërsa Portland Trail Blazers vazhdon që të përjetojë një moment magjik, ku në transfertë në “Moda Center” mundi Miami Heat 99-115. Kjo është fitorja e 10-të radhazi për Trail Blazers, që ishin superiorë gjatë gjithë takimit. Basketbollisti Damian Lillard realizoi një tjetër provë prej lideri, duke shënuar 32 pikë, 10 asiste dhe 5 ribaunde. U dalluan edhe Jusuf Nurkic me 27 pikë dhe 16 ribaunde dhe Mccollum (17 pikë). Kurse Miami-t nuk i mjaftuan 23 pikë e të zakonshmit Goran Dragic. Gjithsesi humbja e pësuar nuk rrezikon vendin e 8-të në Lindje.

Oklahoma City mundi në shtëpi Sacramento Kings me rezultatin 106-101, në një ndehsje të luftuar deri në fund. Milwaukee Bucks fituan në Memohis kundër Grizzlies 121-103. U dalluan për fituesit Middleton dhe Antetokounmpo (24 dhe 20 pikë).

Rezultatet

SAN ANTONIO SPURS - HOUSTON ROCKETS 93-109

MIAMI HEAT - PORTLAND TRAIL BLAZERS 99-115

SACRAMENTO KINGS - OKLAHOMA CITY THUNDER 101-106

MILWAUKEE BUCKS - MEMPHIS GRIZZLIES 121-103

NBA | LeBron James objektivi i madh, ka një plan për ta bindur

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Qershor 2018 15:10
Rivalitet i madh për Mbretin

LeBron James për dy vite radhazi shkoi deri në finale me Cleveleand Cavaliers, por aty u përballën me Golden State Warriors, që në të dyja rastet triumfuan. “Mbreti” është i lirë dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndërkohë që ofertat për të janë të shumta. Los Angelos Lakers e duan në ekip, por nuk janë të vetmit, pasi edhe Philadelphia 76ers janë një kandidat potencial për ta afruar atë në ekip. Madje për këtë ka edhe një plan dhe asgjë nuk është në kuadrin e fjalëve.

Për këtë kanë nisur lëvizjet e para dhe 76ers po mendojnë të sakrifikojnë disa lojtarë për t’i ofruar James pagën më të lartë në ekip. Një nga ata që mund të ikë është Marco Belinelli, por mund të gjendet edhe një zgjedhje tjetër dhe italiani të ulë pagën. Basketbollisti do dëshironte ta fitonte edhe një herë titullin në NBA, gjë që e ka bërë me San Antonio Spurs në vitin 2014.  Philadelphia 76ers kërkon titullin kampion dhe me LeBron James mund të bëheshin të frikshëm.  

Baza e ekipit do të ishin Simmons, Convington, Sari dhe Embiid, të gjithë lojtarë të rinj dhe shtatlartë. Më i shkurtri është 205 centimetra i gjatë. Por për numrin 23 të Cavaliers rivaliteti është i madh. Sigurisht dëshira e tij është që të bëhet pjesë e një skuadre që i garanton të luftojë për trofe, por normalisht edhe ana financiare është e rëndësishme, pasi për të janë disa ekipet që do të sakrifikonin ta bënin pjesë të tyre. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Tragjedi në Kosovë, ndërron jetë basketbollisti i përfaqësueses

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Qershor 2018 10:35
Edhe 4 të tjerë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gjakovë i ka marrë jetën basketbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani.

Lajmin për vdekjen e 27-vjeçarit e bëri të ditur vetë Federata e Basketbollit të Kosovës, përmes një postimi në faqen e saj në internet. Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa mësohet që Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime.

Sinani luante me Prishtinën në kampionatin vendas, por më parë ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi. Në Kosovë, ka luajtur edhe Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin ndërsa në sezonin 2017-2018 ka luajtur edhe në Angli.

“Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarak. Angazhimi i tij gjatë përgatitjeve për ndeshjet e qershorit ka qenë inspirim dhe motivim për bashkëlojtarët, kurse profesionalizimi i tij dhe shpirti luftarak do të mbeten në kujtim të secilit adhurues të basketbollit”, thotë Federata e Basketbollit të Kosovës në njoftimin e saj zyrtar./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

NBA | Nis të provohet paqja mes Leonard dhe Spurs

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Qershor 2018 09:20
Gati për marrëveshje

Në shtëpinë e San Antonio Spurs vijon që të ketë pyetje në lidhje me të ardhmen e Kawhi Leonard. Gjatë ditëve të shkuara kishte një dyzim në lidhje me largimin e mundshëm të lojtarit që pati vënë Los Angeles Lakers në krye të listës së tij të preferencave.

Gjatë këtyre orëve, sipas shtypit amerikan, ka pasur një afrim të trembur mes palëve që mund të sjellë së shpejti një rinovim me Leonard, i cili mes të tjerash, gjatë kohëve të fundit ka blerë dhe dy shtëpi në San Antonio.

Ajo që është e qartë është se dëmtimi muskulor që ka detyruar kalifornianin që të luajë vetëm nëntë ndeshje në sezon, i ka krijuar jo pak probleme stafit të lojtarit dhe atyre të Spurs që kishin vizione të ndryshëm rreth rrugës që duhej ndjekur që ai të kthehej në maksimumin e formës.

Tashmë këto kontraste mund të jenë zbutur pas një takimi mes Leonard dhe Popovich, nga ku mund të lind një akord i ri për ronovimin e kontratës së kalifornianit. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

NBA/ LeBron tregon se kur ka ndërmend të dalë në pension

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Qershor 2018 19:13
Shpreson të përkojë me realizimin e ëndrrës

LeBron James sapo mbylli sezonin e tij të 15 në NBA, pro ai nuk ka ndërmend që të tërhiqet. Minimalisht ylli i Cleveland Cavaliers ka në plan që të luajë edhe 5 vite të tjera. Fiks koha që i duhet djalit të tij, LeBron Jr që të bëhet pjesë e NBA-së. Madje, 33 vjeçari këtë e shikon si ëndrrën e tij më të madhe.

“Cila është arritja më e madhe e imja? Nëse do të luaj së bashku me djalin tim në një ndeshje, Të qëndroj në parket së bashku me djalin tim. Ai tani është 14 vjeç dhe i duhet edhe pak kohë. Por them se po ndodhi unë do të jem drejt tërheqjes”, u shpreh Mbreti James.

Ai shtoi se tërheqja do të jetë diçka normale dhe do të jetë vetë loja që do t’ia tregojë.

“Vetë loja do të më tregojë kur gjithçka të ketë mbaruar. Tërheqja nga sporti për mua është njësoj sikur të fejohem. Nuk e dija nëse isha gati apo jo. Thjesht e ndjeva se ishte momenti. Koha ishte e duhura, gjendja shpirtërore e duhura. A e dija nëse isha gati për martesë? Nuk e di. Kurrë nuk kam pasur dikë në familje që është martuar më parë. Nuk kisha përjetuar diçka të tillë. Për më tepër që kurrë nuk kam pasur dikë në familje që ka luajtur në NBA dhe më pas është tërhequr. Kështu, ta shikojmë, ta shikojmë”, deklaroi ylli i basketbollit. /EDS/

**************************

 

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

 

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli