NBA/ Rockets i rikthehet fitores, Golden State tronditen nga Minnesota

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Mars 2018 11:06
Raptors merr fitoren e tetë radhazi

Houston Rockets fitoi derbin teksan kundër Dallas Mavericks me rezultatin 105-82, edhe pse në parket mungoi ylli i ekipit James Harden. Ai kishte nevojë për pak pushim nisur nga energjia e madhe që ka dhënë në sukseset e ekipit por shokët e ekipit luftuan dhe fituan. Deri në pushim të pjesës së parë, takimi ishte i ekuilibruar (48-47), ndërsa më pas Houston e shtoi ritmin dhe siguroi fitoren. Humbja me Toronto-n e ndërpreu serinë e 17 fitoreve radhazi, por ata e rigjejnë buzëqeshjen sërish. Më i miri i takimit ishte Eric Gordon (26 pikë) dhe Chris Paul (24 pikë dhe 12 asiste), ndërkohë për Mavericks më i miri ishte Dwight Powell, me 20 pikët e tij.

Toronto Raptors nuk e vuri kurrë në diskutim fitoren kundër New York Knicks (132-106). Suksesi i tetë radhazi për kryesuesen e Konferencës së Lindjes erdhi nga basketbollistët Miles, Poeltl, VanVleet e Wright që realizuan dyshe dyshesh (në total 69 pikë).

Ndërkohë kampionët në fuqi të Golden State u tronditën nga Minnesota Timberwolves 103-109. Në mungesë të Butler e Curry ishin Karl Anthony Toëns e Kevin Durant që e bënë përballjen emocionuese. Timberwolves të udhëhequr nga Towns me 31 pikë dhe 16 ribaunde siguruan suksesin, fituan edhe pse Durant realizoi 39 pikë dhe 12 ribaunde. Interesant edhe dueli mes Klay Thompson dhe Andrew Wiggins. Ylli i golden State e mbylli me 21 pikë, kurse basketbollisti i Minnesota-s shkoi 23 pikë.

Rezultatet

HOUSTON ROCKETS - DALLAS MAVERICKS 105-82

TORONTO RAPTORS - NEW YORK KNICKS 132-106

GOLDEN STATE WARRIORS - MINNESOTA TIMBERWOLVES 103-109

INDIANA PACERS - BOSTON CELTICS 99-97

CLEVELAND CAVALIERS - LOS ANGELES LAKERS 113-127

UTAH JAZZ - NEW ORLEANS PELICANS 116-99

PHILADELPHIA SIXERS - BROOKLYN NETS 120-97

SACRAMENTO KINGS - DENVER NUGGETS 104-130

CHICAGO BULLS - ATLANTA HAWKS 129-122

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike