NBA/ Transferimi i ri i Miami Heat çmend tregun, fitimet kapin shifra rekord

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Shkurt 2018 20:32
Gjithçka gati për rikthimin e Wayde

Rikthimi i Dwyane Wade është lajmi i ditës që po qarkullon në botën e basketbollit. Darren Rovell, gazetar i ESPN i specializuar në ekonominë e sporteve amerikane, ka analizuar boomin e Miami Heat në orët e fundit, që kur u lajmërua ky rikthim.

Sipas drejtuesve të ekipit amerikan, shitja e fanellave të lojtarit ka thyer rekorde pasi në vetëm 15 orë, uniforma e "Miami Vice" është porositur nga mbi 100 vende dhe shitjet “fluturuan”: + 8000% në krahasim me dy ditët e mëparshme, një shenjë se, pavarësisht moshës 36-vjeçare, ky operacion do të jetë një sukses, të paktën në terma ekonomikë.  /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike