NBA/ Warrirors nuk ndalet, Jazz merr fitoren e 10-të radhazi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 15:15
Pelicans dhe Bulls morën suksesin e dytë radhazi

Golden State mori fitoren e 3-të radhazi dhe dominoi takimin kundër Suns në “Oracle Arena” të Oakland-it. Warriors triumfuan kundër Phoenix me rezultatin 129-83, duke u shkaktuar miqve humbjen e shtatë radhazi. Golden State vazhdon që të fitojë pikë dhe të kryesojë në Konferencën Lindore.

Utah Jazz nuk njeh pengesa në rrugëtimin drejt play off. Në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake City, Jazz morën fitoren e 10-të radhazi, pasi mposhtën San Antonio Spurs me rezultatin 101-99. Për Spurs, kjo është humbja e dytë radhazi dhe ata janë të tretët në Perëndim.

Për Pelicans erdhi gëzimi i dytë radhazi pasi ata mundën Detroit Pistons 103-118. New Orleans është e fundit në zonën e play off ndërsa Pistons në vend të 9-të jashtë në Lindje. Chicago Bulls gëzuan në shtëpi duke marrë suksesin e dytë radhazi 105-101 kundër Orlando Magic. Për Orlando-n kjo është humbja e dytë radhazi.

Rezultatet

GOLDEN STATE WARRIORS-PHOENIX SUNS 129-83

UTAH JAZZ-SAN ANTONIO SPURS 101-99

PHILADELPHIA 76ERS-NEW YORK KNICKS 108-92

BROOKLYN NETS-LOS ANGELES CLIPPERS 101-114

DETROIT PISTONS-NEW ORLEANS PELICANS 103-118

CHICAGO BULLS-ORLANDO MAGIC 105-101

NBA/ Warriors dhe Celtics bien sërish, Raptors nuk ndalet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Shkurt 2018 11:21
Kanadezët përfituan nga hapi fals i Celtics

Një tjetër ndalesë për kampionët në fuqi të Golden State, të cilët u mundën këtë herë nga Portland Blazers me rezultatin 117-123. Kevin Durant shënoi më shumë pikë në këtë sfidë, 50, kurse Curry e Thompson e mbyllën me nga 17 pikë. Warriors arrihen në Konferencën e Perëndimit nga Houston, kurse Portland konfirmon vendin e 8-të.

 Los Angeles Clippers morën një fitore me vlerë kundër Boston Celtics me rezultatin 129-119. Për Clippers u dalluan në parket DeAndre Jordan me një dyshe dyshesh (30 pikë dhe 13 ribaunde) dhe Danilo Gallinari me 20 pikë dhe 9 ribaunde. Celtics u mundën sërish, pavarësisht 33 pikëve të të zakonshmit Irving.

Toronto Raptors përfitoi nga hapi i gabuar i Boston dhe e thellon diferencën me ndjekësit në vend të parë në Konferencën e Lindjes. Lowry bëri 20 pikë dhe 10 ribaunde në fitoren 122-98 kundër Chicago Bulls. Për kanadezët kjo është fitorja e 7-të radhazi.

Rezultatet

ATLANTA HAWKS-DETROIT PISTONS 98-104

CHARLOTTE HORNETS-ORLANDO MAGIC 104-102

MIAMI HEAT-PHILADELPHIA SIXERS 102-104

INDIANA PACERS-BROOKLYN NETS 108-103

WASHINGTON WIZARDS-NEW YORK KNICKS 118-113

LOS ANGELES CLIPPERS-BOSTON CELTICS 129-119

TORONTO RAPTORS-CHICAGO BULLS 122-98

SACRAMENTO KINGS-HOUSTON ROCKETS 91-100

OKLAHOMA THUNDER-MEMPHIS GRIZZLIES 121-114

LOS ANGELES LAKERS-NEW ORLEANS PELICANS 117-139

PHOENIX SUNS-UTAH JAZZ 97-197

GOLDEN STATE WARRIORS-PORTLAND BLAZERS 117-123

NBA/ Tony Parker jep një mesazh të fortë për gjendjen e Spurs!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Shkurt 2018 18:13
Katër humbje në pesë takime

San Antionio Spurs po përjetojnë një sezon shumë delikat. I privuar nga LaMarcus Aldridge, Rudy Gay dhe Kawhi Leonard pranuan humbjen e katërt në pesë ndeshje kundër Denverit (109-117). Një seri e keqe që mund të ketë pasoja për vazhdimin e sezonit të Spurs-ave. Megjithatë, Tony Parker shpreson.

Po gëzoni pushimin e fundjavës All-Star? Kjo është e sigurt. Ne do të përdorim pushimin për të gjetur një energji të vogël dhe të përpiqemi të bëjmë një vrapim. Ne na duhet të marrim ritmin”, thotë udhëheqësi francez në komentin e bërë për Basket-Info, përpara se Pau Gasol të shkojë në drejtimin e tij: “Ne do të luftojmë. Ne do të përpiqemi t'i japim vetes një shans për të fituar këto lojëra. Për momentin, gjërat nuk po shkojnë në drejtimin tonë. Ne nuk do të heqim dorë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë”. /EDS/

NBA/ Cavaliers rilindin, Toronto dhe Houston bëjnë detyrën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Shkurt 2018 11:21
Nuk ka surpriza nga të mëdhatë

Cleveland Cavaliers mori një fitore me mjaft rëndësi ndaj një ekipi si Oklahoma Thunder me rezultatin 120-112. U dallua i zakonshmi LeBron James me 37 pikë të realizuara, 8 ribaunde dhe po aq asiste. Mirë luajti edhe Smith me 18 pikë. Këto performanca lanë në hije ato të Carmelo Anthony me 24 pikë dhe të Russell Westbrook, që bëri një dyshe dyshesh (21 pikë dhe 12 asiste)

Në një sfidë mjaft të tensionuar dhe emocionuese, Raptors mundi Miami Heat 112-115. Toronto mori fitoren pas një paraqitjeje mjaft të mirë në periodën e tretë. Fundi ka qenë mjaft i luftuar, por kanadezët ia dolën të marrin në shtëpi fitoren. Heat nuk i mjaftuan 28 pikët e Goran Dragic, dhe 10 pikët e 10 ribaundet e Whiteside. Për Raptors u dalluan DeRozan, 27 pikë dhe Lowry, 22 pikë.

Houston Rockets tregoi një superioritet të jashtëzakonshëm kundër Minnesota Timberwolves, duke fituar 126-108. James Harden ishte i papërmbajtshëm në parket dhe shënoi 34 pikë dhe 13 asiste. Te Timberwolves nuk mjaftuan 35 pikët e Towns. Rockets në garë me Golden State për kreun në Konferencën e Perëndimit.

Sacramento Kings mundën Dallas Mavericks 114-109 ndërsa San Antonio Spurs u mposhtën nga Denver Muggets 109-117.

Rezultatet

MIAMI HEAT-TORONTO RAPTORS 112-115

CLEVELAND CAVALIERS-OKLAHOMA THUNDER 120-112

HOUSTON ROCKETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 126-108

ATLANTA HAWKS-MILWAUKEE BUCKS 92-97

SACRAMENTO KINGS-DALLAS MAVERICKS 114-109

SAN ANTONIO SPURS-DENVER NUGGETS 109-117

NBA/ Cavs i prish festën Celtics, Raptors kryeson në Lindje

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Shkurt 2018 10:30
Harden-Paul i dhuroi Houston derbin teksan

Boston Celtics kishte zgjedhur takimin kundër Cleveland Cavalies për të organizuar një festë për nder të një prej basketbollistëve më të rëndësishëm në historinë e klubit, Paul Pierce. Por të udhëhequr nga LeBron James (24 pikë, 10 asiste dhe po aq ribaunde) Cavs u bënë protagonistë në “Td Garden”. Miqtë morën takimin në kontroll që në pjesën e parë dhe për Celtics ishte e pamundur që të kthenin rrjedhën e lojës. Për vendasit u dallua Terry Rozier me 21 pikë dhe Kyrie Irving 18 pikë.

Celtics organizoi festën por skuadra që festoi ishte Toronto Raptors. Kanadezët morën fitoren e pestë radhazi e cila i çon në krye të Konferencës së Lindjes. Në “Spectrum Center” të Charlotte, Raptors e nisën vrullshëm dhe menjëherë shkuan në 10-0. Rezistenca e Hornets zgjati pak dhe kur kishte mbaruar perioda e parë, kanadezët e kishin takimin në dorë. Toronto e arriti suksesin falë 25 pikëve të DeMar DeRozan, 21 pikëve të Valanciunas dhe të 24 të Cj Miles, kurse Charlotte nuk i mjaftuan 17 pikët dhe 13 ribaundet e Howard dhe të 23 pikët e Kemba Walker.

Dyshja James Harden-Chris Paul i dhuroi Houston derbin teksan në ndeshjen kundër Dallas Mavericks 97-104. Dallas nuk mundit ë bënte asgjë ndaj “Mjekrës” 27 pikë dhe ish lojtarit të Los Angeles Clippers (25 pikë, 8 ribaunde dhe 9 asiste). Përveç minutave të para, Rockets gjithnjë kryesuan. Për Mavericks, u dallua Yogi Ferrell, me 20 pikë të realizuara.

Rezultatet

CLEVELAND CAVALIERS - BOSTON CELTICS 121-99

TORONTO RAPTORS - CHARLOTTE HORNETS 123-103

DALLAS MAVERICKS - HOUSTON ROCKETS 97-104

SACRAMENTO KINGS - MINNESOTA TIMBERWOLVES 106-111

UTAH JAZZ - PORTLAND TRAIL BLAZERS 115-96

MEMPHIS GRIZZLIES - OKLAHOMA CITY THUNDER 92-110

NEW YORK KNICKS - INDIANA PACERS 113-121

DETROIT PISTONS - ATLANTA HAWKS 115-118