Ndaj Francës do gjykojë slloveni që toleroi racizmin kundër shqiptarëve në Prilep!

14 Nëntor 2019

Do të jetë Sllavko Vinçiç arbitri kryesor i ndeshjes Shqipëri-Francë, e cila do të luhet të dielën më 17 nëntor në kryeqytet. Gjyqtari 37-vjeçar nuk është një emër i panjohur për Kombëtaren kuqezi, pasi në vitin 2011 dhe më konkretisht në miqësoren e 15 nëntorit të luajtur në Prilep kundër Maqedonisë së Veriut.

Një ndeshje që mbaroi 0-0, por që më shumë sesa për lojën në fushë mbahet mend për ulërimat e tifogrupit “Majmunët”, mbështetës të Pobedës, që në atë takim kanë hedhur gjatë gjithë 90 minutave kore anti-shqiptare me sfond racist dhe ekstremist, por që veshit të Vinçiç nuk i bënë përshtypje.

Vinçiç, ndonëse e kuptonte mjaft mirë se çfarë vreri vinte nga tribunat, për asnjë moment nuk denjoi të ndërpresë ndeshjen, duke u bërë pjesë në një farë mënyre e të gjithë asaj sjelljeje anti-shqiptare. Slloveni ka qenë arbitër kryesor dhe në takimin Itali-Shqipëri në Palermo. Ndihmësa të tij do të jenë Klançnik dhe Kovaçic.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com