Ndaj Real Sociedad, Valverde ka besim te freskia e Messit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Shtator 2018 13:52
Trajneri i Barcelonës

Ernesto Valverde ka dalë në konferencën e stome për shtyp për të folur për ndeshjen e radhës që Barcelona do të zhvillojë ndaj Real Sociedad ditën e nesërme.

“Ne duhet të kemi një fillim të mirë në lojë, kjo është me rëndësi. Kam parasysh se disa prej lojtarëve janë angazhuar në ndeshjet ndërkombëtare, me siguri do të kemi disa ndryshime”- tha tekniku i katalanasve rreth përballjes së javës së katërt të La Ligës.

Më tej ai komentoi edhe ndeshjen Girona – Barcelona, e cila është kërkuar të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke pasur parasysh se do të luhet në muajin janar, kemi shumë gjëra përpara dhe e dimë se çdo ditë ka diçka të re, para asaj. Askush nuk e di ende nëse do të luajmë atje apo jo”.

I pyetur nëse ndihet më i qetë që do të ketë Messin e relaksuar, i cili nuk luajti në ndeshjet ndërkombëtare, Pique dhe Alba.

“Fakti që nuk janë të lodhur, e kemi parasysh, dhe natyrisht kjo është mirë për ne, nuk do ta mohoj. Nga Messi gjithmonë pret më të mirën, pavarëisht nëse ka luajtur apo jo. Nëse keni më shumë diferencë dhe më shumë freski, mund të përballoni një ndeshje më mirë”- përfundoi tekniku i blaugranëve për sulmuesin argjentinas.

Valverde vlerësoi edhe mesfushorin 30-vjeçar, Sergio Busquets, i cili është pjesë e klubit prej 10 vitesh.

“Ai është një lojtar thelbësor për ne dhe klubin, një lojtar me kualitet, stil. Ekipet e tjera gjithmonë e marrin në konsideratë. Është i njohur për gjithë lojën e tij”.

Barça i ka fituar të tri ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga dhe kryeson renditjen me 9 pikë (golavarazh), aq sa ka edhe Real Madrid që e ndjek pas. /EDS/

******************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike