Ndarja nga jeta e trajnerit shkodran Vildan Tufi, Meta mesazh ngushëllimi: Humbje shumë e madhe. Kolos i sportit shqiptar

18 Tetor 2020

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhimbjen për lajmin e ndarjes nga jeta të trajnerit shkodran të atletikës Vildan Tufi.

Në një mesazh ngushëllimi, Meta shprehet se është një humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij dhe pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë duke e cilësuar një kolos të sportit shqiptar.

Kreu i Shtetit shkruan se pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen e atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm duke i shprehur ngushëllimet e ndjera familjes, bashkëpunëtorëve e miqve.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Me shumë dhimbje mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Profesor Vildan Tufit, personalitetit të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit shkodran dhe kombëtar.
Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.
Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu.
Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve.
Familjes Tufi, atletëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë komunitetit të dashur të Shkodrës ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje që na tronditi sot të gjithëve!
I paharraruar kujtimi i Profesorit Vildan Tufi!
U prehtë në paqe!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan