Ndërhyrja horror, Ramos në qendër të kritikave

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 10:23
Spanjolli kërkon falje

Më në fund një moment i qetë pas një stuhie të gjatë për Real Madridin, por jo  për Sergio Ramos-in, i cili ka përfunduar në qendër të kritikave për ndërhyrjen e tij të ashpër që bëri kundër Milan Havel në fitoren 0-5 që “Los Blancos” arritën ndaj Victoria Plzen të mërkurën në mbrëmje.

Ajo që ra më tepër në sy pas spektaklit të madrilenëve në fushën e lojës, ishte bërryli që Sergio Ramos i vendosi në fytyrë Milan Havel-it, i cili përfundoi direkt në spital. Një gjest i pavullnetshëm sipas kapitenit të Real Madridit, i cili në fund pranoi që të kërkonte falje.

“Është për të ardhur keq sepse ishte pjesë e lojës, unë nuk ndërhyra për t’i bërë keq Milan-it. Shkova ta takoja në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, por ai nuk ishte aty”, tha mbrojtësi i kombëtares spanjolle sipas së përdishmes “AS”.

“I kam dërguar atij një mesazh dhe shpresoj që të shërohet shumë shpejt. Hunda është e brishtë dhe gjithnjë ka gjakrrjedhje”, tha ai përpara se t’i shkruante drejtpërdrejt Havel-it në “Twitter”. “Milan, nuk kisha ndërmend të të bëja keq, shërim të shpejtë, koleg”, shkruan Ramos. /EDS/

**********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike