Ndërron jetë ish-mbrojtësi francez i PSG-së, Jordan Diakiese

22 Maj 2020

Në moshën 24-vjeçare ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Paris Saint Germain, Jordan Diakiese.

Tanimë i ndjeri e ka nisur karrierën në akademinë e klubit të famshëm Paris Saint Germain.

Diakiese ka luajtur për grupmoshat e Parisit si dhe për skuadrën B para se të largohej në verën e vitit 2015.

Ai pastaj ka vazhduar në klube më pak të njohura si në Zvicër te Chaux-de-Founds dhe në Kroaci tek skuadra NK Rudes.

24-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës franceze AS Furiani.

Ka qenë pikërisht klubi i fundit i lojtarit që ka njoftuar për vdekjen e tij, por pa zbuluar detajet e vdekjes.

Edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain ka shprehur ngushëllime për humbjen e Diakieset.

Vlen të theksohet se ish-mbrojtësi i djathtë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Francës U20. /Telegrafi/

Nous ne t’oublierons jamais, Jordan ❤️💙 pic.twitter.com/1sbXmc2a7V

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 22, 2020

❤️💙 pic.twitter.com/bADCMZVe8y

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 22, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com