Ndërron jetë portieri legjendar anglez Gordon Banks

12 Shkurt 2019

Fituesi i Kupës së Botës dhe njëri prej portierëve më të mirë në histori, Gordon Banks, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

Banks që njihet si njëri prej portierëve më të mirë në histori ishte pjesë e Anglisë kur fituan në finale të Kupës së Botës 4-2 ndaj Gjermanisë Perëndimore.

Ai ka zhvilluar 73 ndeshje për ‘Tre Luanët’ mes viteve 1963 deri më 1972.

Benks duke e festuar Kupën e Botës

Banks e nisi karrierën në Chesterfield para se të kalojë te Leicester City dhe Stoke City.

Ai u bë i famshëm për pritjen që i bëri Peles në Kampionatin Botëror të vitit 1970.

Gordon Banks . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Te Leicester ai e fitoi Kupën e Ligës, kur edhe u bë portieri më i mriz anglez. Para se të bashkohej me Stoke Cityn.

Ai u detyrua ta dal në pension në moshën 34 vjeçare. /Telegrafi/

www.telegrafi.com