Ndeshja Barcelona-Napoli mund të mos zhvillohet në Camp Nou

30 Korrik 2020

Ndeshja kthyese e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit mund të zhvendoset nga Camp Nou për shkak të frikës mbi infektimin me Covid-19.

Ndeshja e dytë e raundit me eliminim direkt është planifikuar të luhet në Camp Nou më 8 gusht.

Por, rajoni verilindor i Spanjës ka pasur një ngritje në rastet e virusit Covid-19 javët e fundit.

Lexo po ashtu: Coronavirusi, qeveria rajonale e Katalonjës urdhëroi mbylljen e katër milionë banorëve të Barcelonës

Stacioni radiofonik RAC1 tani raporton se ndeshja e cila do të luhet pa asnjë tifoz të pranishëm, mund të zhvendoset larg Camp Nou për shkak të nxitimit të infeksioneve.

Frika nga përhapja e Covid-19 mund ta zhvendos ndeshjen Barcelona-Napoli (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

UEFA i është drejtuar Departamentit të Shëndetit në Kataluni për të kërkuar siguri të mëtutjeshme për shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve përpara ndeshjes.

Stadiumet e Guimaraes dhe Portos janë të përgatitur për të pritur ndeshjen nëse është e nevojshme, megjithëse ende ekziston një pritje e fortë që nuk do të ketë ndonjë kërkesë për të ndryshuar vendin. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com