Ndeshja e parë e Maguires si kapiten bëhet virale, anglezi u 'zhduk' gjatë hedhjes së monedhës para takimit

25 Tetor 2019

Harry Maguire ka mbajtur shiritin e kapitenit për herë të parë me fanellën e Manchester Unitedit.

Unitedi luajti në udhëtim te Partizani i Beogradit në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës.

Kjo ndeshja u fitua minimalisht 1-0 nga anglezët falë një goli nga penalltia e francezit Anthony Martial.

Lexo po ashtu: Manchester United kthehet te fitoret në Ligën e Evropës

Në këtë takim kapiten i Djajve të Kuq ishte mbrojtësi anglez, Maguire, i cili u transferua për një shifër rekord për mbrojtës.

Ishte kjo hera e parë që Maguire e mbajti shiritin e kapitenit dhe kjo u karakterizua me një ndodhi interesante.

Maguire, i pa mësuar me rolin e kapitenit harroi për një moment se duhet të jetë në mesin e fushës së bashku me gjyqtarin dhe kapitenin e ekipit tjetër.

Anglezi shkoi në pozitën e tij në fushë duke “harruar” të shikojë shortin me anë të hedhjes së monedhës dhe kjo situatë është bërë virale tashmë.

Ishin gjyqtarët që e njoftuan anglezin dhe Maguire shpejt e kuptoi gabimin e tij dhe shkoi në mes të fushës, ku ai shtrëngoi duart me kapitenin e Partizanit. /Telegrafi/

It’s Harry Maguire’s first game as Manchester United captain…and he forgot he had to do the coin toss 😂 pic.twitter.com/dGJ84U6iC7

— B/R Football (@brfootball) October 24, 2019

www.telegrafi.com