Ndeshja kthyese mes Manchester Cityt dhe Real Madridit pritet të zhvillohet më 7 gusht

15 Maj 2020

7 gushti ka të ngjarë të jetë data ideale për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Manchester Cityt.

Nëse ndeshja zhvillohet me atë datë në Manchester, atëherë do të kenë kaluar 174 ditë pasi skuadra e Pep Guardiola fitoi ndeshjen e parë 2-1 në Santiago Bernabeu.

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Los Blancos do të luajë në atë ndeshje me tre muaj stërvitje.

Djemtë e Zinedine Zidane kanë filluar të trajnohet, ndërsa do t’i zhvillojnë 11 ndeshje në La Liga deri në fund të korrikut, për t’i lënë vend gushtit për Ligën e Kampionëve.

UEFA do të marrë një vendim përfundimtar për caktimin e datave të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në mbledhjen e bordit të tyre ekzekutiv më 27 maj.

Fillimisht do të vendosen datat për ndeshjet kthyese Barcelona – Napoli , Juventus – Lyon dhe Bayern Munich – Chelsea, por edhe për atë që folëm më herët. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com