Ndeshje për t’u harruar për Cavaliers, Golden State fluturon

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Janar 2018 15:46
Houston risheh dritë, Toronto vuan

Sfidat e radhës të NBA-së kanë dhuruar surpriza dhe konfirmime.

Golden State Warriors mposhtën Denver Nuggets me rezultatin 114-124.

Kjo ndeshje rezultoi më e vështirë se sa mendohej për kampionët në fuqi, të cilët u befasuan nga një paraqitje fantastike e Denvers.

Pavarësisht humbjes, vendasit treguan se dinë të bëjnë gjëra të mëdha si ekip.

Murray, Harris e Lyles e mbyllën duke kaluar 20 pikët kurse Nikola Jokic realizoi tripletë shifrash dyshe me 22 pikë, 12 ribaunde dhe 11 asiste.

Curry si gjithnjë u shfaq zi i zakonshmi, duke realizuar 32 pikë e duke udhëhequr ekipin në suksesin e radhës.

Ndërkohë për Cleveland ka qenë një mbrëmje për t’u harruar. Minnesota Timberwolves triumfuan në transfertë me rezultatin 99-127.

Zhgënjeu sidomos LeBron James, i cili realizoi vetëm 10 pikë, 8 ribaunde dhe 5 asiste.

Miqtë luajtën shumë mirë dhe këtë e tregoi vendi i katërt në Konferencën Perëndimore.

Për Atlanta Hawks erdhi humbja e radhës në shtëpi, në një takim mjaft të luftuar që u fitua nga Los Angeles Clippers me rezultatin 107-108.

Për miqtë u dallua Williams me 34 pikë.

Houston Rockets ripanë dritë më në fund, edhe pse sërish në parket nuk ishte Harden.

Ata mundën Chicago Bulls brenda me rezultatin 116-107.

Indiana Pacers fitoi jashtë 109-96 kundër Milwaukee Bucks, ndërsa Toronto Raptors hasi mjaft probleme kundër Brooklyn Nets e fitoi vetëm me 1 pikë, 114-113.

New Orleans Pelicans mundën Detroit Pistons 109-112, kurse San Antonio Spurs-at mundën Sacramento Kings 107-100.

alban-77698
alban-77698
9 muaj më parë
fantastik <3
PËRGJIGJU
2
0
Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike