Ndikimi i Ronaldos që kur u transferua te Juventus – rriten të ardhurat dhe ndjekësit në rrjetet sociale

08 Shtator 2019

Cristiano Ronaldo i befasoi të gjithë me transferimin te Juventusi në verën e vitit 2018 nga Real Madridi.

Ylli portugez u largua nga Los Blancos pas nëntë vitesh të kaluara në Santiago Bernabeu për të kaluar te Zonja e Vjetër.

Në sezonin e parë të tij në Serie A, pesë herë fituesi i Topit të Artë e fitoi trofeun e ligës, çmimin e lojtarit të vitit dhe shënoi mbi 20 gola.

Por, kjo nuk është e tëra që ka bërë 34-vjeçari te Juventusit, pasi ka rritur edhe fitimet për ta.

Me kalimin e portugezit në Allianz Stadium, skuadrës i janë rritur ndjekësit në rrjetet sociale nga 49.7 milionë në 83.8 milionë.

Lexo po ashtu: Cristiano Ronaldo do të fitojë 162 milionë euro nga marrëveshja e re me Nike

Marrëveshja e sponsorizimit nga marka e njohur ‘Adidas’ ishte për 23 milionë euro, ndërsa me Ronaldon është shtuar në 51 milionë euro.

Sponsori i fanellave ‘Jeep’ po ashtu i ka rritur të ardhurat nga 16 milionë euro në sezon, në 50 milionë euro, por që dihet se firma është nën pronësi të familjes Agnelli, që njëherësh janë edhe pronarët e klubit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A signing that’s made an impact more than just on the pitch 🤑

A post shared by Italian Football TV (IFTV) (@italianfootballtv) on Sep 8, 2019 at 8:14am PDT

www.telegrafi.com