Ndizet derbi Milan-Inter, rrezikon shumë ai që humbet këtë sfidë

20 Shtator 2019

“Derbi nuk parashikohet”. Një fjali klishe që dëgjohet gjithmonë në futboll. Ndoshta është e vërtetë, por sidoqoftë numrat mund të japin një projektim të asaj që tifozët duhet të presin nga derbi i parë sezonal mes Milanit dhe Interit në Serie A. Megjithëse është ende shpejt kur janë luajtur vetëm tre javët e para të kampionatit italian, shifrat janë në krah të zikaltërve që vijnë në këtë përballje si kryesues. Të paktën në Serie A, efekti Antonio Conte është ndjerë te interistët, me 3 fitore, 7 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.

70596785 362721034612319 4370928245950541320 N

Gjithsesi, seria pozitive e Interit u ndërpre në debutimin për edicionin e ri të Champions, ku Interi barazoi në shtëpi 1-1 kundër Slavia Prague. Kjo sfidë tregoi limitet e ekipit të Conte, që pritet të ndryshpjë shumë në derbi. Vendi i Lukaku në formacion është në dyshim, ndërsa rriten kuotat e Politanos për t;u nisur si titullar. Me risi në skuadër pritet të përgjigjet edhe Milani, pasi Giampaolo ka kuptuar si si ndalen rivalët e përjetshëm.

Allenamento 1 Copy (10)

Andrea Conti ka shansin për të luajtur në formacion, por një zgjidhje mund të jetë edhe Theo Hernandez në krahun e majtë të mbrojtjes. I penalizuar mund të jetë Paqueta, pasi Rebic me prepotencë ka bindur trajnerin se mund t’I besojë atij në formacion. Sfida e së shtunës në mbrëmje në “San Siro” konsiderohet si ajo që mund të ndryshojë kursin e skuadrës kuqezi, që deri tani nuk ka bindur me lojën e saj.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan