Ndodh në Turqi: ofendoi gjyqtarin, mbrojtësi i njohur tani rrezikon burgun

Në ndeshjen kundër Istanbul Basaksehir luajtur më 23 tetor, mbrojtësi turk Caner Erkin fyeu arbitrin kryesor të sfidës, por për këtë ai rrezikon që të dënohet me dy vite heqje lirie për shkak të fjalëve të përdorura kur fyeu arbitrin Mete Kalkavan.

Në atë takim gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë 29 vjeçarin, i cili i acaruar nuk i kurseu fjalët e tij jashtë normales. Media e përditshme turke “Anadolu” tregon se Kalkavan nuk i ka përtypur mirë fjalët e Erkin, të cilin e ka paditur në gjykatë.

Ish-mbrojtësi i Interit do të përballet me akuzën e fyerjes ndaj “funksionarit me përgjegjësi për të ruajtur rendin publik”, ndërsa masa ndëshkimore minimale është 2 vite burg e shoqëruar me gjobë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan