Ndodh pas 578 ndeshjeve, Real Madrid dështon ta gjuajë të paktën një goditje në portë ndaj PSG-së

19 Shtator 2019

Zinedine Zidane nuk po kalon kohë të mirë që nga kthimi i tij në Real Madrid.

Menaxheri francez kishte për qëllim ta transformonte ekipin u kthye në mars, por po del të jetë një makth.

Para ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, Zidane kishte fituar vetëm shtatë nga 15 ndeshjet e tij që prej u rizgjodh si trajner i mbretërve.

Fitoret mbeten shtatë edhe pas 16 ndeshjeve, francezët iu dhanë leksion.

Angel Di Maria dy herë dhe Thomas Meunier njëherë shënuan në fitore 3-0 të PSG.

Real Madridi shënoi një gol me Gareth Bale, por që u anulua nga VAR pas një prejke me dorë.

Përveç kësaj goditje nga Bale, Real Madrid kishte edhe 10 goditje në portë, por asnjëra nuk ishte në shënjestër.

Kjo do të thotë se Keylor Navas nuk u testua fare.

Dhe pas kësaj vjen një statistikë e jashtëzakonshme, normal për të keq.

Sipas medieve spanjolle, kjo ishte hera e parë që Real Madridi nuk ka arritur të gjuajë në portë të paktën një gjuajtje, pas plot 578 ndeshjeve.

Lexo po ashtu: Zidane i acaruar me lojtarët e Real Madridit: Nuk treguam asgjë ndaj PSG-së

Herën e fundit kur ata nuk arritën të gjuajnë në portë kishte ndodhur një dekadë më parë.

0 – Real Madrid have failed to register a single shot on target in a Champions League game for the first time since 2003/04. Off. pic.twitter.com/HxdLfeBYpF

— OptaJose (@OptaJose) September 18, 2019

Sipas Optas, është gjithashtu hera e parë që Reali nuk kanë arritur të provojnë portierin kundërshtar në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2003/04, që zgjati 167 ndeshje. /Telegrafi/

www.telegrafi.com