Ndodhte në vitet 2000: Kur Tirana shkonte për fazë përgatitore në SHBA!

Këto vitet e fundit Turqia është padyshim një nga destinacionet më të preferuara turistike për shqiptarët dhe sporti nuk bën përjashtim. Megjithatë, siç duket, edhe për shkak të rritjes së potencialit financiar të futbollit shqiptar të klubeve, si asnjëherë më parë, më shumë se gjysma e ekipeve të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar, përgatiten në Antalia në pritje të nisjes së gjysmës së dytë të sezonit.

Por po të kthehemi në vitet 2000, ekipet shqiptare nuk kishin mundësitë të zhvillonin fazën përgatitore as në Turqi, jo më në Amerikë. Por diçka të tillë e ka realizuar ekipi i Tiranës.
Jemi në vitin 2002, ku sezoni 2001-2002 sapo kishte përfunduar me Dinamon kampione, dhe Tiranën nënkampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë(Në finale me Dinamon). Pas një sezoni të dështuar presidenti egjiptian Metwally El Sayed kishte vendosur të bënte revolucion. Largohet Shkëlqim Muça dhe vendin e tij e zë boshnjaku Enver Hadžiabdić. Mbërrijnë disa lojtarë cilësorë si Albert Duro, Suad Lici, Saimir Patushi, Fjodor Xhafa, Rudi Vata, Redi Jupi apo edhe holandezi i parë në kampionatin shqiptar Jan Veenhof.

Ekipi udhëton përtej oqeanit më 13 qershor 2002. Sipas planit kryeqytetasit do të luanin me ekipin e famshëm Metrostars që në atë kohë kishte transferuar kampionin gjerman Lothar Matthäus, si dhe një tjetër ndeshje kundër një klubi të përbërë nga shqiptarë të diasporës në New Jersey. Me ekipin nuk udhëton trajneri boshnjak, por zëvendësi i tij Augustin Kola. Tirana në këtë mënyrë donte të imitonte ekipin e mirënjohur italian Milan, që vitin e kaluar kishte zhvilluar një turne të ngjashëm, duke u ndeshur edhe me Metrostars.

Por si shkoi ky turne “misterioz”? Shprehja “Toka e premtuar” jo gjithmonë funksionon. Pas 10 ditë aventure në vendin ku thuhet se ëndrrat bëhen realitet, bardheblutë u bindën për të kundërtën. Shpenzimet kanë qenë shumë të shtrenjta dhe i kanë paguar nga xhepi i tyre. Ekipi luajti përballë një kolegji amerikan që militonte në kategoritë e ulëta të kampionatit. Sa për statistikë ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Por kjo nuk është asgjë përballë asaj që do i priste më vonë. Shumica e delegacionit u detyrua të shpërndahet tek miqtë apo të afërmit, pasi çmimet e hoteleve nuk përballeshin dot. Presidenti El Sayed do të deklaronte se nuk dinte asgjë për këtë udhëtim, diçka e çuditshme.
Këto vitet e fundit një turne në Amerikë, është bërë diçka e zakonshme, por për vitet 2000 ishte diçka e pa dëgjuar edhe për ekipet e tjera europiane, lërë pastaj për një ekip shqiptar. Një provë tjetër se sa është modernizuar futbolli, sidomos ai shqiptar./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan