Ndreu i nervozuar: Luajmë mirë, por nuk kemi rezultate

Kamza u mposht në Laç nga vendasit me rezultatin 2-0. Një humbje që ka ndikuar psikologjikisht te skuadra kryeqytetase. Trajneri Ramandan Ndreu në një prononcim për Super Sport në përfundim të komentuar humbjen që ekipi i tij pësoi ndaj kurbinasve.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe rastin e kartonit të kuq të mbrojtësit Erlis Frashëri.

 “Protesta jonë ishte e shkurtër dhe e vogël, do ta shoh ndeshjen në darkë dhe pastaj do të dal në gjykim. Nuk mund të kapesh në një moment, do ta shoh lojën në 90 minuta, nuk mund të thuash që u vendos portieri gabim. Kundërshtari ka avantazh kur luan në fushën e vet. Anësori nuk e di ku i kishte sytë. Ne menduam t’i jepnim një mundësi Abdylit, menduam se do të ishte më mirë se Gjonikaj me topat e lartë, duket se gabuam, por nuk kemi se çfarë të themi tani. Mendoj që jemi të qetë, me ndeshjet që kemi zhvilluar së fundmi nuk kemi treguar asnjë shenjë nervozizmi. Por kur skuadra gabon dhe humbet ka momente nervozizmi. Ne po mundohemi të zhvillojmë ndeshje të mira, kampionati është i gjatë para dhe i fortë, me rëndësi ka që skuadra po luan mirë. Duhet të ndajmë nervozizmin me luftën sportive, më kënaq skuadra sepse vrapon dhe ka shpirtin e garës, ne kemi luajtur mirë pavarësisht se rezultatet nuk kanë ardhur”- ka përfunduar trajneri Ndreu. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan