REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Vetura e re e Formula 1 do të prezantohet më 22 shkurt

Ndryshime te Ferrari, Raikkonen do të ketë inxhinier të ri

9 Janar 2018 17:55

Kimi Raikkonen duhet të punojë me një tjetër inxhinier në pistë për vitin 2018 sipas asaj që referon Autosport.com. Pas tre vite pune së bashku me finlandezin David Greenwood, ka vendosur që të lërë skuderinë Ferrari, për motive personale. Inxhinieri britanik dëshironte që të kthehej në Angli dhe të punonte për Manor  në World Endurance Championship. Greenwood hyri në skuteri në vitin 2015, pasi kishte punuar si krye inxhinier për ekipin e Backbench Marussia.

Ferrari, ku vetura e re e Formula 1 do të prezantohet më 22 shkurt, ende nuk ka vendosur për një zëvendësues të Greenwood. Profili i zbuluar nga Marchionne është ai i Marco Matassa, që sapo ka ardhur te Ferrari nga Toro Rosso. Vendimi zyrtar ende nuk është marrë, por deri kur të përcaktohet data zyrtare, normalisht do të vendoset se kush do të jetë inxhinieri i pilotit finlandez. Lajme vijnë edhe nga Diego Ioverno, i cili nuk do të jetë më, inxhinieri ishte përgjegjës i përgatitjes së pistës në vitet e fundit, por do të lëshojë vendin për Jock Clear. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Asnjë pilot për sezonin 2018

E çuditshme, një kontinent mungon në F1

21 Janar 2018 16:31

“Momentalisht nuk është gati asnjë pilot amerikan për sezonin e ri të Formula 1”. Fraza e shprehur një javë më parë nga Gunther Steiner, drejtues në ekipin Haas, ka provokuar reagime të ndryshme në SHBA.

Nuk kanë munguar kritikat për fjalët e të parit të kësaj skuderie, i cili shprehu gjithashtu se nuk ka mundur që të gjejë një amerikan që është në lartësinë e duhur për ta pasur në skuderinë e tij.

Në mbrojtje të pilotëve amerikanë ka dalë në mbrojtje piloti i IndyCar, Sebastian Bourdais. Nuk është amerikan, por ka eksperiencë të gjatë në SHBA dhe ka provuar që të bëjë hapin e madh në Formula 1 pa pasur suksese të rëndësishëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
“Jemi në të njëjtën pistë”

Rivaliteti Mercedes – Ferrari, flet bosi gjerman

20 Janar 2018 19:53

Dieter Zetsche, shefi i Mercedes Benz, ka shpjeguar se e ardhmja e Formula 1 imagjinuar nga kompania gjermane është “e njëjtë 100%” me atë të rivalëve të Ferrari. Deklarata e dhënë në Autocar erdhi sepse Liberty, menaxheri i kampionatit botëror, zbuloi planet e të ardhmes për rregullat teknike. Plane që janë pritur keq nga Ferrari, aq sa Sergio Marchionne disa muaj më parë kërcënoi me tërheqje. Edhe Mercedes është shqetësuar në lidhje me këtë situatë, mbi të gjitha në lidhje me ndryshimet për standardin e fuqisë.

“Jemi policë të mirë dhe policë të keq”, tha Zetsche, “Ne jemi përplasur dhe prap jemi në rrugë të mbarë, por jemi në të njëjtën kohë me mendime të njëjta për strategjitë në Formula 1, të cilat i kemi 100% të njëjta. Shkurt, ne jemi miq të mirë”.

Ndërkohë Mercedes është përgatitur për të fituar titullin e pestë radhazi në F1 për konstruktorë. Nëse do ta arrijnë, do të thyejnë suksesin e Red Bull që e bëri këtë gjë nga viti 2010 deri në vitin 2013, radhazi. Edhe McLaren ka katër, nga 1988 deri në vitin 1991. Ndërsa rekordin i takon Ferrarit, nga viti 1999 deri në vitin 2004, pra gjashtë herë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Jo vetëm makina, por anglezët tregojnë dhe sloganin e ri

McLaren prezanton njëvendëshen e re për sezonin 2018

18 Janar 2018 16:27

“Jeni kurajozë”! Ky është slogani i zgjedhur nga McLaren për të prezantuar njëvendëshen e “Shigjetës së Argjendtë” që do të publikohet gjatë një konference për shtyp më 23 shkurt, një ditë distancë nga prezantimi i Ferrarit dhe Mercedes.

Por, tashmë dihet se makina e re e skuderisë angleze, për momentin njihet me emrin e kodifikuar MCL33, do të ketë motor Renault. McLaren faktikisht ka arkivuar akordin me furnizuesin e ri Honda, i cili në sezonet e mëparshëm ka dhënë rezultatet e shpresuara. Njëvendëshja e kampionatit të ardhshëm botëror të F1 do të jetë nën pilotim nga Fernando Alonso dhe Stoffel Vandroone. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Nigel Mansell e krahason me Michael Schumacher

Kampioni i vitit ’92: Hamilton njeriu për t’u mundur

17 Janar 2018 17:52

Lewis Hamilton është njeriu për t’u mundur edhe në vitin 2018. Shumë janë të bindur dhe mes tyre është edhe një emër i madh i së shkuarës, Nigel Mansell, Kampion i Botës me Williams në vitin 1992, protagonist në Formula 1 për shumë kohë. Hamilton ka fituar për herë të katërt titullin botëror dhe në vitet e ardhshme mund të jetë si Michael Schumacher me gjashtë tituj. Vitin e shkuar regjistroi edhe rekordin e pole-position, që mbahej nga gjermani me 72 herë.

“Forca e Lewis është skuadra, dhe Mercedes. Metodat e punës në shtëpinë gjermane nuk janë dytësore për asnjë në Formula 1. Uroj që këtë vit të jenë ndryshe në rrugën e fitores, por për atë që thash më sipër Lewis është favorit për të kërkuar titullin. Ai ka fatin që të përmirësojë skuadrën, pikërisht siç ka ndodhur në të shkuarën me Michael Schumacher”.

Këto janë fjalët e Mansell në mikrofonin e Sky Sport UK. Më pas shtoi se kush janë rivalët e mundshëm të Hamilton. “Shpresoj që Vettel të rregullojë vështirësitë e vogla që ka pasur në vitin 2017 dhe të ketë një vit fantastik. Daniel Ricciardo është një pilot i përkryer, Max Verstappen është gati që të bëhet kampion bote”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment