Ndryshimet te Napoli, ja tre alternativat për sulmin

Tifozët e kaltër po ëndërrojnë. Arsyeja? Sipas thashethemeve të fundit në lidhje me merkaton e ekipit napolitan, klubi i De Laurentis po planifikon një goditje të madhe në mënyrë që të çmendë tifozët dhe për të bërë Ancelottin të lumtur. Arsyeja? Që prej lamtumirës së Higuain, për një kohë të gjatë, në ekip mungon një sulmues kryesor. Një sulmues i rëndësishëm. Një që është në gjendje të ndezë San Paolon që në momentin e parë që zbret në fushë. Shkurtimisht, një lojtar që është në gjendje të garantojë jo vetëm spektakël por dhe frikë tek kundërshtarët. Por gjithashtu të shënojë gola vendimtarë për ekipin dhe Ancelottin. Tre emra. Tre emra të mëdhenj. Le të fillojmë:

Karim Benzema:

Fillimisht u tha që ishte e pamundur. Tani, megjithatë, të gjithë janë të bindur që Napoli e ka seriozisht në lidhje me sulmuesin e Los Blancos. Arsyeja? Sipas thashethemeve të fundit, lojtari – duke pasur parasysh moshën (31 vjeç) – do të ishte i kënaqur edhe me gjysmën e asaj që përfiton, në mënyrë që ti japë mundësi Napolit që të bëjë ofertën e duhur tek Real, për ta transferuar në Itali. Ancelotti e simpatizon shumë si lojtar dhe ka dhënë aprovimin.

Angel Di Maria:

Nuk është tipiku i sulmuesit me peshë. Por janë të paktë ata mund të japin mbështetje dhe përforcojnë fazën ofensive të një ekipi si ai. Gjithashtu shkëlqeu në Botëror, ku i çmendi të gjithë me lojën vërtetë interesante (dhe gola). Për këtë arsye, pas një interesimi në fillim të muajit maj, të kaltrit do të ishin të gatshëm ta provonin përsëri. Edhe pse ëndrra (ajo e vërteta) është dikush tjetër.

Edinson Cavani:

Po, ëndrra e vërtetë e Napolit është gjithmonë ai: Cavani. Ish-agjenti i tij, Claudio Anellucci, duke folur për RMC Sport deklaroi: “Cavani ka vetëm Napolin në mendje? Jam në dijeni të afeksionit që Edinson ka për këtë qytet. Juventus apo Napoli janë destinacionet e mundshme në Itali “. Fjalë që peshojnë, ato të Anellucci. Meqenëse me siguri ai e njeh situatën më mirë se kushdo tjetër në Itali. Prandaj, zërat e merkatos thonë se “El Matador” ka në mendje vetëm ngjyrat blu. Dhe ish-agjenti i tij siguron që Napoli është një nga dy mundësitë për Serie A. Me Ancelottin, këtë herë ai mund (me të vërtetë) të bëjë diferencën. Priten të reja në ditët në vijim.

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan