Në Belgjikë janë të bindur, Januzaj pranë rikthimit në Premier League

Everton ka shfaqur interesim për ish-lojtarin e Manchester United Adnan Januzaj, sipas asaj që raportojnë mediat në Belgjikë. Sulmuesi 23-vjeçar aktualisht aktivizohet me klubin spanjoll Real Sociedad, ku u transferua verën e kaluar. Por tani, sipas Het Nieuwsblad nuk mund të përjashtohet një rikthim në Premier League, duke shtuar se Goodison Park mund të jetë një ‘destinacion i pranueshëm’ për Januzaj-n, pasi ai e njeh mirë këtë zonë të Anglisë.

Mesfushori i kombëtares belge ka qenë protagonist në ndeshjen kundër Anglisë, ku shënoi golin e vetëm që rezultoi të jetë edhe i fitores për Belgjikën. Kjo ka bërë që disa klube angleze të rikujtohen edhe njëherë për Januzaj. Ai luajti 86 minuta gjatë ndeshjes së fundit në grup, atë me Anglinë në Kaliningrad, por nuk luajti në ndonjë ndeshje tjetër gjatë Botërorit.

U duk sikur Januzaj do të luante rregullisht te United, gjatë drejtimit të David Moyes dhe Louis van Gaal, por ai u huazua fillimisht te Borussia Dortmund dhe pastaj te Sunderland. Jose Mourinho vendosi ta shesë te Sociedad verën e kaluar pas 63 ndeshjeve dhe pesë golave për United. Trajneri i ri i Evertonit është Marco Silva i cili ka zëvendësuar Sam Allardyce. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan