Në Brazil e bëjnë të sigurt kalimin e Paquetà-s te Milani

10 Tetor 2018

Fantazisti i Flamengos, Lucas Paquetà, do të jetë përforcimi i ri i Milanit. Sipas medieve braziliani, ai sot kreu vizitat mjekësore. Në mëngjes, lojtari shkoi në një klinikë në lagjen Barra da Tijuca, në Rio, i shoqëruar nga dy mjekë të klubi italian. Te “Djalli” e presin futbollistin që të vijë në janarin e ardhshëm.

Nga klubi brazilian nuk tregojnë për shifrat e kësaj marrëveshjeje, që në Brazil konsiderohet si e mbyllur. Mendohet se Milani do të paguajë 35 miionë euro, nga ku klubi karioka do të përfitojë 70% të vlerës, kurse pjesa tjetër do të ndahet mes lojtarit dhe Brazil Soccer, kompani që zotëron një pjesë të kartonit.

Akordi u arrit mes Bruno Spindel (drejtues i Flamengo-s) dhe drejtuesit kuqezi Leonardo, që më parë ka qenë pjesë e këtij klubi. E kaluara e tij si pjesë e Flamengos bëri që ai të fitonte garën me klube të tjera si Barcelona dhe PSG. Verën e kaluar, edhe Lazio shfaqi interesimin për Paquetà-n, por më pas, drejtori sportiv Igli Tare u tërhoq nga finalizimi i akordit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.