Në Gjermani hapën pjesërisht stadiumet, Admir Mehmedi shënon dy gola në praninë e mbi një mijë tifozëve

06 Shtator 2020

Futbolli në Gjermani është duke u rikthyer drejt normalitetit, pasi stadiumet pjesërisht kanë filluar të hapen.

Skuadra e famshme gjermane Wolfsburg ka zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e djeshme përballë ekipit nga Bundesliga 2, Magdeburg.

E për këtë takim janë hapur pjesërisht dyert e stadiumit, pasi janë lejuar 1100 tifozë të futën për ta parë ndeshjen.

Wolfsburg ka fituar me rezultat të thellë 4-1, në një ndeshje ku ka shkëlqyer edhe sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi.

Reprezentuesi zviceran e shënoi golin e parë dhe të fundit në këtë takim, teksa Daniel Ginczek shënoi dy golat e tjerë për Wolfsburgun.

Ylli shqiptar pas ndeshjes ka thënë për faqen e klubit se ka qenë kënaqësi t’i dëgjojë tifozët në shkallët e stadiumit.

“Edhe pse kishte shumë më pak tifozë se sa në ndeshjet e Bundesligës, por ka qenë shumë mirë t’i dëgjonim ata edhe pse ishin të skuadrës kundërshtare”, ka deklaruar Mehmedi.

Kujtojmë që Wolfsburg në kuadër të Ligës së Evropës do të luaj ndaj klubit shqiptar Kukësit. /Telegrafi/

? Watch the highlights from our 4️⃣ – 1️⃣ re-season win over @1_FCM. #VfLWolfsburg #FCMWOB pic.twitter.com/e163JGdR4Z

— VfL Wolfsburg EN (@VfLWolfsburg_EN) September 6, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com