Në Kamëz dhe Elbasan mbizotëron mërzia, nuk ka fitues në 45′ e para

Nuk ka fitues në mes Kukësit dhe Luftëtarit në 45 minutat e para në “Elbasan Arena”, në një ndeshje të vakët. Përballjes i mungoi ritmi, teksa mungesa e tifozëve e bëri edhe më të mërzitshëm këtë takim që nuk dhuroi asnjë emocion në 45’ minutat e para.

Një pjesë e parë e mërzitshme ku munguan rastet e rrezikshme. Skuadrat luajnë më tepër në mesfushë, ku spikasin dyluftimet. Kukësi është ekipi që impenjohet më tepër, por Reginaldo nuk shërbehet asnjëherë mirë nga shokët e skuadrës. Pas 19′ minutash lojë Kukësi ka një mundësi të mirë, por Ethemi nuk ka shënjestrën e duhur. Ky fraksion u mbyll me portierët në rolin e spektatorit, pasi asnjë prej tyre nuk pati punë.

Kukësi-Luftëtari 0-0

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Limaj, Shkodra, Melo, Shfaik Tigrusha, Rexhinardo

Trajner: Armando Cungu

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Rapo, Milosavljev, Radoviç, Ymeraj,  Shkurtaj

Trajner: Gentian Mezani

Edhe ndeshjen tjetër mes Kamzës dhe Laçit u zhvillua pa tifozë, ndërsa sërish munguan golat. Pavarësisht dëshirës dhe impenjimit nga të dyja skuadrat nuk pati ndonjë rast për t’u evidentuar. Kamza mori një goditje të rëndë pas 14’ minutash lojë, pasi kapiteni Sebino Plaku lë fushën i dëmtuar, në vend të tij u aktivizua Niko Zisi. Në minutën e 21’ vendasit kanë një mundësi të mirë me sulmuesin Martinena, i cili provon me kokë, por Selmani largon rrezikun duke grushtuar. Laçi regjistroi gjuajtjen e parë drejt portës së vendasve me anë të Jonuzit, i cili gjuan nga brenda zonës, por topi devijohet në këndore (29). /EDS/

KAMZA-LAÇI 0-0

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Orelesi, Mehmeti, Plaku, Fukui, Martinena

Trajner: Klodian Duro

Laçi: Selmani, Fangak, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Xhixha, Altparmakovski

Trajner: Artan Mërgjyshi

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan