Në kërkim të fitores së parë në derbi, Daja shijon kreu dhe formën e sulmuesve, atmosfera është thjeshtë perfekte

30 Nëntor 2020

Kur Partizani është një ekip i plotë, është një rival i frikshëm për çdo kundërshtarë. Ndaj Skënderbeu shpërthyen me një “poker golash”, zhvilluan ndeshjen më të mirë të sezonit, duke rrëmbyer kreun e klasifikimit. Në fillim ishin të paktë ata që e shihnin në garë për titull, nuk guxon ta përmendin as vetë drejtuesit por tashmë që i shohin rivalët nga vendi i parë, të kuqtë besojnë se gjithçka është e mundur. Më shumë se sa kreu, në këtë pikë të sezonit, Ilir Dajën e ngrohin disa faktorë të tjerë.

Ekipi duket i çliruar, në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar shtatë gola, ka një shpërndarje të mirë të golave ndërsa në dy sfidat e fundit u zhbllokuan edhe dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm si Bardhi dhe Esat Mala. Fitorja e fundit ndaj Skënderbeut ka dhe një specifikë të veçantë, vjen përpara derbit të kryeqytetit, ekipi ka moral të lartë ndërsa për të karikuar grupin nuk është e nevojshme. Daja nuk ka fituar kurrë në një derbi në stolin e Tiranës por shpreson ta bëj diçka të tillë në krye të Partizanit. Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm përpara derbit është fakti që grupi është i plotë, të gjithë lojtarët janë në dispozicion, atmosfera është shumë e mirë për të përgatitur si duhet derbin e kryeqytetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan