Në këtë merkato, Tottenham vendos një rekord të ri

Tottenham ka hyrë në histori si klubi i parë në Premier League, që gjatë merkatos nuk transferon asnjë lojtar të ri, që kur u ndryshua formati në vitin 2003. Mauricio Pochettino ka vendosur që të mos përforcojë skuadrën e tij dhe në këtë mënyrë klubi do të hyjë në stadiumin e tyre të ri, me pjesën më të madhe të futbollistëve nga sezoni i kaluar.

Kujdesi për financat  është bërë e zakonshme në vitet e fundit, por dështimi në merkato, ka bërë që klubi të hyjë në histori. Përpara se të hynte në fuqi ky format, klubet mund të vepronin në merkato deri në 31 mars. Sistemi aktual u prezantua në sezonin 2002-03, si pjesë e një marrëveshjeje me Komisionin Evropian.  Ky sistem është përdorur nga të gjithë dhe është bërë simbol i modernizimit të futbollit. Leeds në 2002 rrezikonte të mos bënte asnjë transferim, por në minutat e fundit arriti të merrte Jody Morris.

Ky vendim ka acaruar tifozët e skuadrës, të cilët në orët e fundit të merkatos pushtuan rrjetet sociale duke kërkuar me ngulm përforcime nga klubi në mënyrë që të jenë në majë të futbollit anglez. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan